Jam shumë i shqetësuar lidhur me situatën në Policinë e Shtetit

Nga Erion Kristo

1. A i keni vënë re makinat e reja të Policisë? Po faktin që po digjen përditë makinat e qytetarëve? Pra, sa më shumë sofistikohet policia, aq më pak punë bën.

2. Dy drejtues të Policisë së Fierit janë akuzuar publikisht për bashkëpunim me krimin. Të dy bëjnë përpara në karrierë. Cili është qëndrimi publik i Ministrisë ndaj akuzave publike? Nuk e dimë.

3. Ngjarje të rënda në Shkodër. Drejtuesi i Policisë hiqet, po nuk mban asnjë përgjegjësi.

4. Shqipëria u mbush me drogë. Dhjetëra tonë janë kapur nga partnerët tanë. A u bë ndonjë analizë brenda policisë? A mbajti njeri përgjegjësi? Çfarë ndodh me sektorin e antidrogës? A ka lëvizje?

5. Sa herë Ministri i Brendshëm komunikon me mediat, aq herë bën gafa, si në Parlament, Durrës apo Shkodër. Do ishte mirë të komunikonte me shkrim.

6. Policia po ushtron shumë dhunë mbi protestuesit kudo në Shqipëri. Ajo zbythet para krimit, por krekoset para qytetarit të thjeshtë. Sikur të tregonte të njëjtën vendosmëri dhe me krimin…

7. Numrin e lartë të telefonatave të qytetarëve në polici e quajnë si rritje të besimit. Nuk është rritur besimi, por është rritur frika nga krimi. Njerëzit nuk telefonojnë nga besimi, por nga halli.

Këto pika që kam shkruar nuk janë sulme, por një vëzhgim i ftohtë i ngjarjeve të jetës sonë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...