Aktori i njohur shqiptar Gentian Zenelaj ka ndarë në profilin e tij në Instagram një video që me siguri do t’ju prek zemrat.
Ai ka suprizuar për ditëlindje një vogëlush të cilin ai e quan shok megjithëse kanë diferencë të madhe në moshë.
Me një tortë të madhe Genti ka hyrë në klasën e Sonit dhe e ka suprizuar të voglin i cili kur ka parë aktorin i është hedhur menjëherë ta përqafoj.
‘Surprizë për një shokun tim të vjetër ..ai vërtetë bën 10 vjeç por jemi shokë prej kohësh. EDHE 100 SONI’ ka shkruar Genti krahas videos së publikuar.