SHKODRA E GJUNJËZUAR NGA EKZEKUTIMET MAFIOZE, PREFEKTI I RI: SEZONI TURISTIK PO TROKET

502

Ditën e sotme ministri Sandër Lleshaj dhe drejtori i Policisë Veliu kanë zhvilluar një takim me prefektin e ri të qytetit të Shkodrës Valdrin Pjetri.

Mirëpo menjëherë pas takimit të paplanifikuar me ministrin dhe drejtorin e policisë në zyrën e tij, prefekti Pjetri ka treguar për mediat lokale se çfarë u bisedua.

Pjetri deklaroi përpara mediave lokale se bëhej fjalë për një vëmendje të shtuar nga qeveria shqiptare për qarkun e Shkodrës, sigurinë e jetës së qytetarëve si dhe nisjen e punës sa më parë për të garantuar vijimin e mbarë të sezonit turistik.

Prej disa muajsh qyeti i Shkodrës është tronditur nga disa ekzekutime mafioze.

Ndërkohë që policia nuk ka asnjë person të dyshuar për ngajjen e fundit dhe të tjerat më parë, prefekti bën thirrje dhe thekson se vëmendja është përqëndruar te sezoni turistik i cili po troket.

‘Takimi i sotëm është fokusuar mbi agjendën dhe punë që qeveria shqiptare do të zhvillojë në qarkun e Shkodrës. Bëhet fjalë për një vëmendje të shtuar në qarkun tonë dhe detajet e tjera besoj i shpalli shumë qartë ministri në zyrën e prefekti.

Ishte ministri, ishte drejtori i Policisë së Shtetit, ishte drejtori i qarkut dhe një sërë aktorësh si Dogana dhe Tatimet, që behët fjalë për një mbarëvajtje të punës sonë në vijon,

këtu përfshihet edhe sezoni turistik që është duke trokitur dhe zyra jonë ka filluar të marrë masat që të kemi një sezon sa më të saktë, të mirë organizuar në mënyrë që t’u lehtësohet jeta shkodranëve,

banorëve të qarkut tonë si dhe të ardhurve që do të jenë turistë’, ka thënë ndër të tjera prefekti i Shkodrës Valdrin Pjetri.