Një i pastrehë bën aktin nobel: Gjen portofolin dhe kërkon të zonë derisa e gjen në Universitet

Marin Gjollma është pedagog pianoje në Universitetin e Arteve në Tiranë, ndërsa Ismet Hilaj mbledh shishe dhe kanaçe mes mbeturinave. Të dy burrat i lidhi bashkë së fundmi, një portofol, shkruan Top Channel.

“Po mblidhja plastikë, kur gjeta një portofol me dy karta banke, 4 fotografi. Mora numrin në një kartë banke dhe mora në telefon fillimisht bankën. Fitova 520 lekë atë ditë dhe me 300 lekë bëra ofertë në telefon. Më pas i shkruaj Marinit në Facebook. Sa zbrita nga autobusi e njoha. Ndihem i lumtur që e bëra këtë veprim”, tha Ismet Hilaj.

Gjithë kohën Ismeti ankohej se ka marrë ftomë, pasi po fle jashtë pas problemeve bashkëshortore. E shoqëruam te vendi ku jeton.

“Këtu fle që nga fillimi i muajit”, tha Ismet Hilaj, duke na treguar një strukturë betoni.

Pedagogu i pianos, Marin Gjollma tregoi se pasi kishte kërkuar gjithandej për portofolin, lexoi mesazhin në Facebook.

“Kjo tregon se janë disa njerëz që nuk duken, por që janë më qytetarë dhe më me vlera sesa ata që e thërrasin nga mëngjesi në darkë për qytetari. Ky portofol ka një histori. Më ka humbur edhe një herë tjetër jashtë vendit”, tha Marin Gjollma, pedagog.

Veritas.com.al/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...