“Kush jeton këtu duhet të punojë”, nëna e 16 fëmijëve tregon sesi i organizon të gjithë

Jeni Bonell ka sjellë në jetë 16 fëmijë dhe ka gjetur mënyrën që të rregullojë kaosin që krijohet në shtëpinë e saj nga numri i madh i anëtarëve.

Jeni ka gjetur një mënyrë për t’i angazhuar 9 djemtë dhe 7 vajzat e saj në mënyrë që të gjithë të kontribuojnë me punët e shtëpisë.

50-vjeçarja ka krijuar një sistem, të cilin e ka printuar dhe e ka vendosur në murin e kuzhinës, që u kujton fëmijëve se çfarë detyrash kanë secili.

Ajo nisi t’i organizonte kështu fëmijët qëkur kishte vetëm 7 dhe tashmë sistemi i organizimit është bërë më i “avancuar”.

Duke qenë se babai i tyre punon gjithë ditë, të 16 fëmijët me më të madhin 29-vjeç duhet të ndihmojnë nënën me punët e shtëpisë.

Nëna shtëpiake nga Toowoomba në Queensland i përfshin fëmijët e saj në punë shtëpie sapo ata të mbushin 8-vjeç.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...