“Xhoni më shtyju për ta kryer”, dëshmia e grabitësve të kambistit

Elvis Tafa, një nga krabitësit e kambistit në Tiranë pak ditë më parë, ka dhënë dëshminë e tij para Prokurorisë.

Tafa shprehet se për të kryer grabitjen e ka shtyrë Elvis Berisha dhe dhe Blenard Hoxha pasi u kishte borxhe. Para oficerëve të Policisë Gjyqësore Tafa ka deklaruar se e ka realizuar vjedhjen me dhunë të kambistit në bashkëpunim me Xhoni Didon.

Ai thotë se e kishin studiuar vendin ku do grabisnin dhe personin dsa ditë më parë. I riu tregoi gjithashtu të gjithë skenën e grabitjes së 60 mijë dollarëve.

“Të premten dola nga nga shtëpia në 05:00 dhe shkova takova Xhoni Didon tek Kthesa e Kamzës. Atje kemi ndërruar rrobat dhe përmes një motori të Xhonit kemi shkuar tek 9-kateshet. Disa ditë më parë Xhoni më kishte treguar për vendin dhe personin që do grabisnim.

Kur mbërritëm tek vendi kemi ndaluar motorin dhe kemi bërë sikur po i rregullonim gomën. Pas 20 minutash aty po kalonte kambisti me motor. Xhoni i ra me levë dhe ai ra nga motorri. Pasi i mori lekët hipëm në motorr ku i jepja unë dhe u drejtuam nga rruga e Barrikadave.

Tek kryqezimi pashë një makinë policie dhe desha të devijoj, por Xhoni më tha të ecja drejt. Meqë nuk iu binda ai më qëlloi me levë dhe kam humbur ekuilibrin duke rënë nga motorri. Ai u largua me lekët”,- shprehet Elvis Tafa.

I riu tregon ndër të tjera se janë detyruar nga dy persona të tjerë të kryejnë grabitjen, për shkak se iu kishin borxhe. “Për të kryer vjedhjen na kanë shtyrë Elvis Berisha dhe dhe Blenard Hoxha, të cilëve u kishim boxhe”,- tregoi ai më tej.

Ndërkohë Gjykata ka caktuar arrest me burg për 4 të arrestuarit që grabitën kambistin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...