Pas sherrit me Sabriun, Ermali kapet me Florin: M’u duk gjest i ulët

Flor Mumajesi dhe Sabri Fejzullahu patën pak ditë më parë një përplasje virtuale, pasi ky i fundit e kishte përmendur kantautorin në një intervistë si një ndër artistët që blejnë klikime me para.

Megjithatë, djali i këngëtarit kosovar, Ermal Fejzullahu e ka cilësuar reagimin e Florit në “Instagram” si një veprim të ulët.

I ftuar së fundmi në emisionin “1 kafe prej shpisë”, ai ka treguar se e ka kontaktuar personalisht kantautorin për të fshirë postimin, ndonëse ky i fundit nuk e ka bërë diçka të tillë.

“Më ka ardhur keq për atë që ka ndodhur me thënë të drejtën, sepse duke pasur parasysh që babi është pak tip që ka temperament, ndoshta një plaku 75-vjeçar i lëshohet ndonjë fjalë pa lidhje.

Mua më ka ardhur shumë keq nga kolegu, Flori, sepse ka bërë një reagim që nuk m’u ka dukur që i ka pasur hije atij, duke pasur së pari parasysh moshën, karrierën e tij, zhargonin që e kishte përdorur në atë postim. Më është dukur e ulët”, ka komentuar fillimisht Ermali.

“Unë e kam kontaktuar personalisht, i kam thirrur me burrni. I kam thënë që t’u kisha lutur më pas parasysh që babai im e ka një moshë. Meqenëse ti je ndjerë i ofenduar, s’di a e ke mizën pas veshi, por fshije atë farë postimi. Tha nuk vjen shprehja, m’u duk gjest i ulët. Sido që të jetë, jeta është e gjatë. Unë i uroj atij sukses dhe shëndet”, ka vijuar ai.

“Mua më ka ardhur shumë mirë kur në telefon më kanë marrë pothuajse 80% e estradës. Kanë thënë që kjo ka ndodh, nuk është dasht me ndodh nga ana e personit tjetër, sepse Fabri Fejzullahu është ikona e Kosovës.

Më erdhi mirë se duhet me qenë real në jetë. Në njëfarë mënyre, ata sikur deshën të solidarizohen në çdo mënyrë që ta mbështesnin karrierën e Sabriut, e cila nuk është e shitur, siç e kishte cekur ai”, ka përfunduar këngëtari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...