Operacioni “Gjurmimi” ndalon shkodranin e shpallur ne kerkim i denuar me 25 vite burg ne Greqi

Shkodër: Finalizohet operacioni policor “Gjurmimi”

Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 25 vite burg.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me strukturat e D. V. P Shkodër dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit në rrugë operative ,

u zhvillua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, ku u bë e mundur kapja e shtetasit në kërkim I.Bajrami 40 vjeç, banues në Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.35, datë 11.04.2017,

ka njohur vendim e autoriteteve të drejtësisë greke ku shtetasi I.Bajrami është i dënuar me 25 vite burg, për ngjarjen e ndodhur më 15.08.2001 në Athinë, Greqi,.

Shtetasi I.Bajrami ka kryer aktin e denueshem ku me mjet prerës ka goditur (thikë) një shtetas Grek.

Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ndershtiqaj takim ne NJA Dajç, “Qeverisja e drejte dhe rezultatet nuk mungojne”

Kandidati per deputet Marjan Ndershtiqaj ka zhvilluar si pjese...

Agro Fest gjallëron Jubanin dhe promovon pasuritë e Njësisë Administrative Guri i Zi

Dje, në oborrin e kishës “Shën Prenda” në Juban,...

Marjan Ndërshtiqaj: Dukagjini meriton më shumë, me Partinë Socialiste drejt zhvillimit

Në një takim entuziast në zemër të Dukagjinit, në...

Kryeministri Rama takon të rinjtë në Shkodër: Besimi i palëkundur për një të ardhme europiane

Në një atmosferë të mbushur me energji dhe entuziazëm...