Nuk ka amnisti, Gjonaj: Jo lirime nga burgu meqënse është fushatë

Para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nuk do të ketë amnisti.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e pyetur sot nga gazetarët është shprehur se kjo çështje do t’i ngelet për të vendosur nga Parlamenti, por shtoi se amnistia nuk duhet të përdoret si një instrument për të ndikuar në fushatë elektorale.

“Kjo është një çështje që i mbetet parlamentit. Ne do ta bëjmë gati dhe në momentin që parlamenti do ta marrë në shqyrtim, do të jetë gati, ajo amnisti do të vijë me qëllim që mos të merret si një instrument që të ndikojë në fushatë elektorale.

Besoj që do të biem dakord nëse amnistia do të jetë e nevojshme për tu bërë në këtë moment, ajo do të sillet nga qeveria.

Nëse do të konsiderohet që amnistia në këtë moment mund të përbëjë një element që mund të konsiderohet pjesë e ndikimit në fushatë elektorale do të bëhet sapo të mbarojnë zgjedhjet”, tha Gjonaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...