Gjenden 170 kilogram lëndë narkotike në lumin Buna në Mal të Zi

Në grykëderdhjen e lumit Buna, policia e Ulqinit gjeti të hënën pasdite shtatë çanta të mëdha pasagjerësh që ishin të mbushura me 170, 25 kilogramë lende narkotike. Siç njoftoi Drejtoria e Policisë, në çanta kishte 143 pako drogë.

Zyrtarët e Departamentit që erdhën në vendin e ngjarjes zhvilluan një hetim së bashku me zyrtarët e policisë dhe të sigurisë së Ulqinit.

Policia po merr të gjitha masat për të gjetur personat që kanë kontrabanduar drogën e gjetur.

Policia malazeze, në mënyrë të vazhdueshme, ka bllokuar sasi të dukshme të lendeve narkotike, e cila transportohet në format më të ndryshme drejt Malit të Zi.

Zonat kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë siç janë Lumi Buna, Liqeni i Shkodrës, zona e Malësisë dhe ajo e Vermoshit konsiderohen si territoret më të përshtatshme për trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të Malit të Zi dhe Europës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

(Video) Del telefonata e plotë e Oltës me të shoqin, momenti kur i tha s’ke punë me Luizin

Banorët e Big Brother kanë patur sot mundësinë të...

Edhe Vis Pupa merr telefonatën nga e shoqja: Kupën dua ta çosh në Shkodër

Të martën e kaluar, Arbana Osmani i lajmëroi banorët...

‘A të them me kë jam unë’? Bashkëshortja habit Elvis Pupën?

Elvis Pupa ka zhvillaur ditën e sotmë një bisedë...