‘Do heq ministritë nga Tirana’/ Basha ‘merr’ bekimin e hoxhës në Shkodër, por s’e respekton

Lulzim Basha gjatë takimit në Shkodër me të rinjtë ka deklaruar se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet do të shikojë si mundësi zhvendosjen e disa institucioneve shtetërore në qytetet kryesore.

Ai tha se në Shkodër mund të zhvendosen dy ministri, po ashtu edhe në qytete të tjera.

“Shkodra është tronditur nga krimi dhe pasiguria. Është shteti i lidhur me krimin, që i ka dhënë zemër krimit. Çfarë ti kërkosh policit, që të vendosë kokën në rrezik me shefin kriminel?!

Tirana dhe Shkodra duhet të lidhen me autostradë me katër korsi dhe distanca të jetë e përshkueshme më shpejt. Pse jo, këtu në Shkodër të vendosen dy ministri, pse jo në Elbasan, Vlorë, Korçë apo Durrës.

Asgjë nuk e pengon qeverinë e ardhshme për zhvendosjen e disa institucioneve në disa qytete. E kemi konsideruar si një opsion, por programi është ende në fazën e punës” tha ai. Por në momentin që lideri demokrat po fliste, Hoxha thërriti zë,

Basha ndaloi pak sekonda dhe tha ‘Këtë ta marrim si bekim për të mirën’, por nuk e respektoi deri në fund.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...