4 shenjat që tregojnë se zemra nuk punon siç duhet, mos i neglizhoni por shkoni tek mjeku menjëherë

Shpesh sëmundjet e zemrës kanë disa shenja paralajmëruese të cilat nuk duhet t’i anashkalojmë, për të bërë të mundur parandalimin në kohë.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rreth 610,000 njerëz vdesin nga problemet e zemrës çdo vit vetëm në SHBA. Të dyja gjinitë, si burrat, por edhe gratë janë të prekur nga sëmundjet e zemrës për shkak të arsyeve të ndryshme që lidhen me një mënyrë jetese të caktuar.

Megjithatë ka shumë shenja dhe paralajmërime që na informojnë për problemet e zemrës dhe ne duhet të jemi shumë të vetëdijshëm. Ky artikull tregon 4 shenjat paralajmëruese të sëmundjeve të zemrës që ju duhet t’i kushtoni vëmendje:

Dhimbja përhapet në krah

Shumë meshkuj përjetojnë dhimbje në krahun e majtë, ndërsa gratë përjetojnë të njëjtat dhimbje në të dy krahët. Disa gra kanë thënë gjithashtu se përjetuan një dhimbje të pazakontë në bërryl përpara se të pësonin një atak kardiak.

Kjo ndodh sepse dhimbja nga zemra shkon në kurriz kur nervat e trupit tuaj janë të lidhura dhe truri është konfuz dhe mendon se dhimbja është në krah, por në të vërtetë nuk është kështu.

Kollitja e vazhdueshme

Kollitja mund të rrjedhë nga çështje të ndryshme dhe mund të jetë gjithashtu një shenjë e sëmundjeve kardiovaskulare. Kollitja e vazhdueshme që prodhon lëng të kuqërremtë që përmban gjak është shumë e zakonshme tek ata që kanë probleme me zemrën.

Nivelet ekstreme dhe të pazakonshme të ankthit

Disa studime kanë treguar se njerëzit që vuajnë nga ankthi ekstrem që në moshë të re janë të prirur ndaj sëmundjeve të zemrës.

Ankthi mund të shkaktohet nga mënyra e jetesës shumë stresuese ose çrregullime të ndryshme. Disa nga efektet e ankthit në zemrën tuaj përfshijnë tahikardinë, tensionin e rritur të gjakut dhe uljen e ritmit të zemrës.

Enjtja e këmbëve

Kur zemra juaj nuk pompon mirë, lëngu nga enët e gjakut rrjedh në indet përreth dhe këmbët tuaja, e pësojnë, thjesht për shkak të gravitetit. Kjo quhet edemë periferike dhe shumë njerëz që e kanë atë, nuk kanë sëmundje të zemrës.

Mirëpo, kjo është një simptomë shumë e zakonshme në mesin e pacientëve të sëmundjeve të zemrës dhe ju duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...