HYRJELAJMERezart Veleshnja tregoi lekët që mori në ‘Dy gisht mjaltë’ dhe s’do...

Rezart Veleshnja tregoi lekët që mori në ‘Dy gisht mjaltë’ dhe s’do e besoni sa pak!

Filmi padiskutim ishte një sukses, dhe kasti i aktorëve ishte i zgjedhur me shumë kujdes, duke ja shtuar vlerat komedisë romantike ‘Dy gisht mjaltë’, por të gjithë jemi kuriozë, sa Lekë kanë marrë aktorët, secili?!

Kësaj radhe në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ishin të ftuar disa nga aktorët e filmit ‘Dy gisht mjaltë’ dhe i gjithë emisioni u realizua me ta. U fol gjithçka në lidhje me filmin, duke filluar që nga fillesa e deri tek realizimi, por ajo që na tërhoqi vëmendjen është deklarata e Rezart Veleshnjas.

Të gjithë jemi kuriozë kur bëhet fjala për shumat e parave që aktorët shqiptarë marrin për filma që kanë një peshë të tillë, dhe aktori Veleshnja e tha një shumë, por mesa duket me shaka. Ai tha që për këtë film është paguar 200 euro. Sigurisht që kjo është një vlerë qesharake dhe meqë ‘thesi u hap’ edhe Marjana Kondi ka mbajtur të njëjtën linjë me kolegun e saj duke thënë që ajo ka marrë më pak, 50 euro.

Megjithatë se kush ishte më i paguari ‘e morëm vesh’. Aktori, Ervin Bejleri ka arritur në përfundimin se ai ka marrë më shumë lekë për filmin.

“Po pse unë paskam qenë më i paguari?”-është shprehur ai, duke e shoqëruar me të qeshura.

Më pas ka qenë përsëri Rezarti që ka folur me shifra duke thënë që aktori Koço Devole ka marrë 25 mijë euro, por ky i fundit ka ndërhyrë duke treguar një tjetër shifër.

“25 t’i marrësh ti, se mora 50 mijë euro, aq sa mori gjithë filmi”-iu kthye aktori, Koço Devole.

Të gjitha këto ishin pjesë e batutave mes kolegësh, pasi se sa kanë marrë vërtet për këtë film, aktorët kanë vendosur ta mbajnë sekret!

TE TJERA

spot_img