Një ditë më parë këngëtarja Rozana Radi publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të një fëmijë të vogël dhe iu kërkoi ndjekësve të zbulonin cili personazh i politikës ishte.
Kaq mjaftoi për të shpërthyer komentet e shumta, ku shumica e komentuesve ishin të mendimit se fëmija në fjalë ishte Presidenti i Republikës, Ilir Meta.