Pas publikimit të fotove me vajzën misterioze, reagon Olsi Bylyku, ja cfare thote…

“Panorama” publikoi disa fotografi paparaci të aktorit të njohur të humorit, Olsi Bylyku, në të cilat shfaqej përkrah një vajze të panjohur.

Gazeta shkruante se vajza në fjalë është e dashura e aktorit dhe se ata të dy ishin shfaqur bashkë në premierën e filmit “2 gisht mjaltë”.

I kontaktuar nga “RevistaWho.Com”, aktori i humorit nuk ka dashur ta komentojë gjatë këtë çështje. “Për momentin mjaftojnë fotot që kanë qarkulluar pasi nuk kam dëshirë që të jap informacion më të detajuar për aq kohë sa vajza në fjalë nuk do që të prononcohet”, – është shprehur ai.

Kujtojmë se Olsi Bylyku është pjesë e rubrikës “Be Coffee” në televizionin “Klan” bashkë me dy aktorët e tjerë të humorit Bes Kallaku dhe Erion Isai. /revistawho.com

TE TJERA

spot_img