Horoskopi mujor Prill 2019/Surprizat në punë dhe në aspektin financiar për çdo shenjë

727

DASHI: Vazhdon faza e rikuperimit për të lindurit e kësaj shenje. Ju kujtojmë se keni që nga viti i kaluar që po përballeni me vështirësi në aspektin profesional. Për fat të mirë, kjo periudhë është shumë stimuluese edhe për sipërmarrjet e reja, që e kanë suksesin të garantuar.

Nuk përjashtojmë edhe fitimet e mëdha financiare falë kombinimit të mirë astrologjik të Jupiterit, Venusit dhe Mërkurit, sidomos gjatë ditëve të fundit të muajit. Personat të cilët kanë pasur probleme me një ish-ortak që e ka tradhtuar apo ata që kanë probleme ligjore, do të marrin përgjigje pozitive tashmë. Jupiteri jo vetëm që ju favorizon, por do t’ju ndihmojë të bëni zgjedhjet e duhura.

Nëse do të bëni një kërkesë, veproni në datat 26 dhe 27, sepse janë ditët më të mira për shenjën tuaj. Prilli nuk do të jetë vetëm muaji i rimëkëmbjes, por edhe i energjive të mëdha. Ata që do të përpiqen të bllokojnë evoluimin tuaj, do ta pësojnë. Kjo është koha e duhur për të bërë edhe një kontroll mjekësor.

DEMI: Marsi dhe prilli janë muajt më interesantë të 2019-s për të lindurit e kësaj shenje; janë muajt e vendimeve dhe zgjedhjeve të rëndësishme. Personat që kanë pasur probleme profesionale vitet e fundit, do të shpërblehen tanimë. Një problem ligjor do të zgjidhet me anë të një ndërmjetësimi.

Ky është një qiell i bukur për të gjithë ata që kanë projekte të reja apo që kanë aktivitete private. Fitime të mëdha financiare, madje edhe disa para shtesë të paparashikuara. Ja pse këshillohet që ta rrihni hekurin sa është i nxehtë, sepse ky është çasti më i volitshëm. Data 20 është më e favorizuara, sepse Dielli do të hyjë në shenjën tuaj

. Është e rëndësishme të mos nënvlerësoni asgjë, qoftë ky një transferim në një qytet tjetër apo një mundësi e re pune. Marrëdhëniet profesionale gjatë kësaj periudhe do të jenë shumë frytdhënëse. Me yje kaq interesante, mund të bëni shumë më shumë për veten dhe për të tjerët.

Gjeni një zgjidhje për problemin sapo të hasni në një të tillë. Sigurisht që ju të gjithë jetoni në ambiente e rrethana të ndryshme, por edhe në rastet kur s’jeni në formë të mirë fizike, ju e gjeni një zgjidhje. Meqë të lindurit në shenjën e Demit janë paksa narcisë, mund të bëjnë ndërhyrjet estetike që kanë dashur prej kohësh.

BINJAKËT: Shumë nga ju do të ndiejnë nevojën të bëjnë më tepër; të përfshihen në lojë edhe në shumë sektorë të tjerë, por kjo s’është periudha e duhur për të rrezikuar. Madje, diçka ju bllokon dhe nuk ju lejon të bëni përpara. Kalimi i Marsit në shenjën tuaj jua trazon disi shpirtin. Nëse prisni të firmosni një marrëveshje dhe dikush nuk u përgjigjet kërkesave tuaja, ankthi juaj mund të shtohet. Gjithçka varet nga përvoja juaj dhe nga pesha e përgjegjësive që mbani në punë. Të punësuarit do të përballen me një pasiguri. Do ta keni të vështirë të gjeni një zgjidhje përpara datës 20, ja pse duhet t’i pranoni gjërat, edhe pse s’ju shkojnë për shtat. Do të modifikoni disa nga kushtet tuaja në kontratat profesionale.

Bëni kujdes me problemet ekonomike, sepse janë shkaktaret më të mëdha të ankthit që nuk ju lë të qetë këtë periudhë.Tensionet tuaja në punë nuk duhet t’i reflektoni edhe në marrëdhënien sentimentale. Për shumë nga të lindurit në shenjën e Binjakëve, ky është viti i ndryshimeve të mëdha edhe në fushën e ndjenjave. Si gjithmonë, problemi juaj është se nuk i keni idetë të qarta. Para datës 20 do ta keni të vështirë t’i rimëkëmbni marrëdhëniet tuaja, madje ndonjë nga ju mund të ngrejë edhe zërin e të debatojë.

Disa nga ju do t’i japin fund marrëdhënies e do të marrin një avokat, por janë raste të izoluara. Pas datës 17 do ta keni më të lehtë me provimet apo sfidat që ju presin. Gjatë gjysmës së parë të prillit, mjaftohuni me gjërat bazike. Në periudhën midis datave 18-30, do të vini re një përmirësim të dukshëm psikofizik. Shumë persona ndihen të lodhur dhe nervozë. Madje, ndonjëherë duan të çojnë gjithçka në djall. Kur mungon interesi, kureshtia dhe s’jeni krijues, nuk keni vullnet ta çoni deri në fund një projekt.

GAFORRJA:Gjatë këtij muaji do të nisë një transformim i vërtetë në aspektin profesional, por jo vetëm. Venusi ju favorizon sërish dhe bashkë me Mërkurin do të bëjë që dy javët e para të jenë shumë interesante, madje edhe për takimet e reja. Bëni diçka ndryshe, edhe nëse puna që keni aktualisht nuk ju pëlqen shumë. Të rinjtë s’janë edhe aq të bindur për rrugën profesionale që kanë zgjedhur prindërit e tyre.

Ata që kanë një aktivitet privat, janë përballur me probleme ekonomike dhe organizative. Bëni mirë të këshilloheni me personat që kanë përvojë nëse duhet të hapni apo të mbyllni një aktivitet. Sigurisht, ata që kanë moshën për të dalë në pension, mezi e presin këtë ditë dhe do të thonë “mjaft”. Një bashkëpunëtor ose një ortak ju ka tradhtuar në punë ose jeni vetë ju që kërkoni horizonte të reja.

Tani mund t’i keni idetë më të qarta për të bërë vlerësimet e duhura. Fundi i muajit s’do të jetë shumë i favorshëm. Data 24 do të sjellë disa dyshime. Duhet të bëni kujdes në datat 21 dhe 30 në aspektin fizik. Mendoni shpesh për paratë dhe për punën dhe këto ju stresojnë shumë, gjë që e reflektoni edhe në marrëdhënie. Përpiquni të gjeni pak qetësi.

LUANI: Ky do të jetë një muaj interesant dhe jo vetëm në fushën e ndjenjave, sepse Marsi do të nisë një kalim të bukur në shenjën tuaj, ndërsa Jupiteri do të bëjë t’ju lindin ide të reja. Dielli do t’jua forcojë shpirtin dhe karakterin, ndërsa Mërkuri do t’ju ndihmojë pas datës 17. Përqendrohuni, mos u hutoni nga paniku dhe nga vonesat në punë, sepse, tekefundit, rëndësi ka rezultati final. Kjo pranverë ndryshon nga ajo e vitit të kaluar.

Merrni shumë konfirmime dhe përgjegjësitë tuaja rriten. Do të mendoni për projekte të reja, për marrëveshje fitimprurëse apo edhe kontrata që do të nënshkruhen brenda qershorit. Gjithçka që keni kërkuar deri tani është pranuar. Nëse jeni në ankth dhe prisni një përgjigje, ajo do të vijë shumë shpejt. Asgjë nuk duhet t’ju shkurajojë gjatë kësaj periudhe rimëkëmbjeje. Gjithçka parashikon se vera do të jetë fantastike. Sfera e ndjenjave do të jetë sërish protagoniste në jetën tuaj, sepse gjatë marsit keni pasur disa polemika të vogla.

Prilli sjell rezultate të mira. Ndonjë debat i vogël aty për aty në familje, sidomos gjatë të dielave të para të muajit. Ata që kanë prona, duhet të bëjnë çmos të zgjidhin çështjet ligjore, meqenëse janë e vetmja pikë e dobët këtë muaj. Gjendja psikofizike është në përmirësim, sidomos gjatë tri javëve të para. Nënshtrojuni trajtimeve të ndryshme dhe gjeni prehje shpirtërore. Nëse ka diçka që ju mërzit, ajo është monotonia dhe paqëndrueshmëria.

VIRGJËRESHA: Disa nga ju kanë ndjesinë se nuk janë të mirëpritur në ambientin e tyre të punës, ose thjesht i kanë zili. Në marsin e vitit të kaluar, shumë nga ju kanë kaluar një krizë që e kanë zgjidhur vetëm falë avokatit apo të dikujt nga jashtë. Personat që s’kanë probleme me të shkuarën, por që po u përfundon kontrata, të këshillohen me një ndërmjetës që t’i ndihmojë ta çojnë deri në fund projektin.

Muaji prill do të sjellë shumë vonesa dhe nëse këto probleme do të reflektohen edhe në marrëdhënien sentimentale, do të ketë ndërlikime të mëdha. Mos iu ktheni së shkuarës, sidomos nëse mendoni se keni dikë kundër. Gjatë këtyre ditëve mendoni të hiqni dorë nga gjithçka, ngaqë nuk po shpërbleheni si duhet për gjërat që po bëni. Projektet e reja nuk ju bindin aspak. Mendohuni gjithmonë përpara se të flisni. Nëse bëhet fjalë për një projekt të nisur që para dy vjetësh, atëherë jeni të sigurt.

Në aspektin financiar nuk ka asnjë të re, do të keni më shumë fat gjatë gjysmës së dytë të vitit. Në aspektin fizik do të viheni në sprovë për shkak të planetëve që kalojnë në shenjën tuaj gjatë prillit, sidomos në datat 9 dhe 16. Shqetësime të vogla, dhembje koke, tension dhe nervozizëm. Dhembjet e kokës janë pika juaj e dobët, por që duhet t’i zgjidhni me metoda natyrale.

PESHORJA: Për personat që presin të kompensohen apo kanë aktivitet privat prej të cilit presin të fitojnë diçka më shumë, prilli është muaji i duhur. Ata që sapo kanë ndërruar punë, të përgatiten, sepse do ta ndryshojnë sërish deri në fund të vitit duke marrë një rol apo përgjegjësi të re. Është e nevojshme të zbuloni aftësitë tuaja, edhe pse mendoni shpesh se të tjerët nuk ju vlerësojnë vërtet aq sa duhet. Situata ekonomike është duke u përmirësuar.

Personat që duan të shesin diçka me rëndësi, do të kenë rezultate të mira. Datat 11 dhe 12 janë të duhurat për të bërë biznes. Yjet favorizojnë zgjidhjet e rëndësishme, aktivitetet tregtare apo nismat për të zgjeruar aktivitetin. Saturni, si gjithmonë, ju pengon, prandaj mos investoni në shifra të mëdha! Shpenzimet janë shtuar shumë krahasuar me vitin e kaluar, sidomos ato që lidhen me shtëpinë.

Gjatë gjysmës së dytë të prillit, shmangni shqetësimet e panevojshme dhe provoni një dietë të bollshme. Pas datës 18 duhet t’i bëni gjërat me shumë qetësi. Datat 24 dhe 25 do të shoqërohen nga nervozizmi. Sa herë që mendoni për çështjet më praktike në jetë, i hapni vetes probleme emotive të panevojshme.

AKREPI: Ky do të jetë një muaj interesant si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë sentimental. Dy muajt e ardhshëm janë të mbushur me forcë. Nuk mund të flasim kurrsesi për një periudhë kritike. Sigurisht që nuk ka rrugë pa pengesa dhe nëse në fillim të vitit jeni detyruar të shtyni disa polemika që lidhen me punën, tani mund të përballoni gjithçka me kurajë. Ata që kanë aktivitetin e tyre privat,

do të fitojnë në varësi të rrethanave. Nuk përjashtohen përgjegjësitë e reja. Datat 11 dhe 12 janë të favorizuara për të bërë kërkesa apo për të marrë përgjigjet që prisnit. Gjithçka varet nga ju dhe nga çfarë dëshironi ju. Kjo është një periudhë e favorshme edhe për studentët, të cilët mund t’i përballojnë më me lehtësi provimet. Mos ua vini më veshin fjalëve që fliten nëpër korridore! Nëse diçka nuk ia vlen, mund të hiqni dorë prej saj.

Ky do të jetë një muaj plot me angazhime, por njëherazi edhe me rezultate të mira. Venusi dhe Mërkuri ju japin fuqi. Tri javët e para janë më të favorizuarat për të nisur trajtime të ndryshme. Tregohuni të duruar, sidomos në datat 27 dhe 28.

SHIGJETARI: Ndihet paksa nervozizmi te të gjithë ju. Çështjet që lidhen me punën ju hanë më shumë kohë, ngaqë jeni gjithmonë dyshues. Prilli do të jetë një muaj i mbushur me pasiguri dhe vonesa. Nëse keni ndër mend të realizoni një projekt të ri apo një program para majit, vështirë se do të realizohet. Vështirësitë që do të përballoni këtë muaj lidhen me persona vërtet të rëndësishëm pranë jush.

Më datë 9, 10 dhe 16 do të ngrini zërin nëse dikush nuk do t’i dëgjojë kërkesat tuaja. Çështja e një transferimi të mundshëm apo e ndërrimit të shtëpisë ka më se një vit që është sfidë për të lindurit në shenjën e Shigjetarit. Do të kaloni një fazë mjaft delikate rreth datës 9.

E megjithatë, do të arrini t’i kapërceni edhe problemet më të vështira. Mos harroni se dy javët e dyta të prillit do të jenë më të favorshme! Bëni mirë të pushoni herë pas here, sepse keni kohë që bëni një jetë shumë intensive.

BRICJAPI: Ky do të jetë një muaj i rëndësishëm për të çuar përpara projekte të reja. Nëse keni një kontratë që përfundon në maj apo në qershor, tani do të bisedoni për ta rinovuar. Mërkuri dhe Venusi janë në favorin tuaj gjatë gjysmës së parë të muajit dhe ju ndihmojnë të kaloni vështirësitë financiare. Jo vetëm kaq, por edhe Saturni me Uranin janë në favor të shenjës suaj dhe ky është një ogur shumë i mirë.

Sigurisht që paratë nuk bien nga qielli, por personat që po realizojnë një projekt, që kanë një aktivitet privat, më datë 11 kanë mundësi shumë të mira. Ditët pasuese do të sjellin energji të reja, si dhe disa suksese të vogla që i prisnit prej kohësh. Më datë 24 dhe 26, ndikimi i yjeve do të bjerë. Asgjë për t’u shqetësuar, por bëni mirë të shmangni konfliktet apo debatet me shefat. Në fund të muajit mund të merrni një borxh apo të paguani një faturë që s’e kishit parashikuar. Shëndeti juaj përmirësohet,

përveç javës së fundit të prillit që do të jetë disi me luhatje. Yjet do të provokojnë probleme të vogla, sidomos më datë 24. Megjithatë, në përgjithësi, fillimi i pranverës do të karakterizohet nga rimëkëmbja, edhe për personat që kanë qenë sëmurë muajin e kaluar.

UJORI: Periudha pozitive vazhdon. Për disa nga ju, ky do të jetë një vit i mbushur me eksperimente krijuese. Duhet ta dëshironi çdo ndryshim që po bëni. Nëse një person afër jush ju ka dhënë mundësinë të bini në sy, përpiquni ta shfrytëzoni sa më mirë. Është normale, se personat që rrinë mbyllur në shtëpinë nuk kanë se si të arrijnë diçka. Do t’ju paraqiten mundësi konkrete falë kalimit të Diellit në shenjë, por edhe Marsi do të jetë shumë aktiv pas disa javësh shumë të tensionuara.

Ata që kanë një projekt të ri pune, që duan të hapin një aktivitet, mund të hedhin hapat e parë duke investuar. Do të bëni një bisedë të rëndësishme rreth datës 18. Një shitje që e kishit shtyrë prej kohësh, do të realizohet më në fund, edhe pse jo me çmimin e dëshiruar. Është e rëndësishme t’ju mbeten të ardhura për të bërë investimet që dëshironi. Të ardhura më të mira pas datës 20.

Dy të dielat e para të muajit do të jenë stresuese. Do ta keni të vështirë të mos ndiheni nervozë në këtë periudhë, sidomos nëse do të mbyllni çështje që i përkasin së shkuarës dhe do të mendoni për të ardhmen entuziaste, por të pasigurt.

PESHQIT: Shumë lajme të reja gjatë gjysmës së dytë të vitit, të cilat do të shtohen në vitin 2020. Nëse disa nga ju presin një ngritje në detyrë, duhet të fillojnë që tani të hedhin hapat e parë, sepse do të duhet kohë.

Është e rëndësishme të jeni në rrugën e duhur. Disa persona do të ndihen të lodhur së mbuluari punën e mangët të kolegëve të tyre. Gjithçka e ka një kufi. Rreth datës 11, falë kombinimit të mirë të Mërkurit dhe Venusit, do të përjetoni emocione të bukura. Vazhdoni të ndiheni nervozë në lidhje me disa çështje ligjore për të cilat s’po gjeni një zgjidhje dhe që i përkasin vitit të shkuar.

Ju i vini vetes një mburojë që s’mund ta largojë askush. Fitorja do të jetë juaja, edhe pse do të vonojë. Ata që kanë një aktivitet privat, do të marrin lajme të mira. Në aspektin shëndetësor do të ndiheni shumë më mirë, edhe pse Marsi do t’ju hapë disa probleme të vogla.

Pika juaj e dobët është lëkura delikate. Në fund të muajit, bëni një kontroll të përgjithshëm ose lini orar te dentisti, sepse keni vërtet nevojë. Stresi dhe kequshqyerja do të ndikojnë shumë në shëndetin tuaj.