Zbulim i Jashtëzakonshëm/ “Muskuli i Shpirtit” është Burimi i Ankthit dhe Frikës Tuaj…

Jemi të sigurtë që ju kanë thënë se depresioni, frika dhe ankthi që përjetoni janë në kokën tuaj. Në të vërtetë, të gjitha këto mund të jenë në mollaqet tuaja. Kjo është falë muskulit të madh, psoas, zakonisht i quajtur “muskuli i shpirtit“.

Ky muskul është përgjegjës për stabilizimin e trupit. Shkon pranë kockave të ijeve dhe ndikon lëvizshmërinë, balancën, lëvizjet e nyjeve, fleksibilitetin dhe shumë më tepër. Është përgjegjës për të ndihmuar në mbajtjen e trupit në këmbë dhe për të lëvizur.

Një studim sugjeron që muskuli mund të lidhet me më shumë se vetëm lëvizshmërinë tuaj. Kjo mund të lidhet edhe me mirëqenien tuaj të përgjithshme.

“Ky muskul fjalë për fjalë mishëron dëshirën tonë më të thellë për mbijetesë dhe më thellë akoma, dëshirën tonë elementare për të përparuar“, – thotë Liz Koch, autore e librit The Psoas.

Duke patur këtë në mendje, është e lehtë të mendosh se ka shumë më tepër për këtë muskul.

Psoas, ky muskul është gjithashtu i lidhur me diafragmën, aty ku rregullohet frymëmarrja. Është gjithashtu vendi ku shfaqen shumë ndjenja fizike të ankthit.

Liz Koch mendon se ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis psoas dhe palcës kurrizore, e cila çon në pjesën më të vjetër të trurit tonë – tek truri reptilian.

Truri reptilian ka të bëjë më shumë me “lufto ose mbathja”, jo me të menduarit.

“Shumë kohë para se fjala e folur ose aftësia organizative e korteksit të zhvillohej, truri reptilian, i njohur për instinktet e mbijetesës, mbante funksionimin thelbësor të bërthamës tonë“, – thotë Koach.

Ndaj, kur psoas është e tensionuar, truri juaj reptilian mund të jetë gjithashtu i tensionuar, duke ju lënë në një gjendje të përgjithshme trishtimi. Po, si ta shtrijmë këtë muskul? Kjo video është një burim i shkëlqyer për çlirimin e tensionit të muskujve të psoas.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...