Ora verore, nesër akrepat shkojnë 60 minuta përpara

458

Nesër është dita e fundit e muajit mars dhe kur ora të jetë 2:00 pas mesnate, akrepat e orës do shkojnë 60 minuta para, duke shënuar kështu orën verore.

Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, në muajin mars dhe në fund të tetorit. Ora verore do sjellë një ditë më të gjatë dhe natë më të shkurtër.

Ndërkohë, kujtojmë që Parlamenti Evropian ka vendosur me vota për heqjen e ndryshimit të orës, përkatësisht llogaritjen e kohës verore e dimërore.

Sipas vendimit të marrë, më 2021 ndërpritet lëvizja e treguesve të orës, që ndodhte me dekada dy herë në vit, të dielën e fundit të muajve mars e tetor.

Vendet të cilat planifikojnë që të mbesin përgjithmonë në llogaritjen verore të kohës duhet të lëvizin treguesit e orës për herë të fundit në mars të vitit 2021,

ndërsa ata që zgjedhin llogaritjen dimërore të kohës do të kurdisin treguesit e orës për herë të fundit në tetor të vitit 2021.