Nesër luan ndaj Besëlidhjes, Vllaznia jep njoftimin për tifozët e saj

Neser ne oren 15.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” luhet ndeshja e kampionatit te kategorise se pare ne mes Vllaznise dhe Beselidhjes. Keto dy skuadra paten luajtur edhe ne gjysem te dhjetorit ne kete impiant sportiv dhe me pas “ai mbylli dyert” per kuqeblute.

Në prag të kësaj ndeshje, klubi Vllaznia ka publikuar çmimet e biletave për këtë ndeshje. Kështu, një biletë në tribunën A dhe B kushton 5 mijë lekë të vjetra, ndërkohë në tribunën D2 dhe D3 do jete 2 mijë lekë të vjetra.

Siç shikohet çmimet jane te lira dhe tashme mbetet per t’u pare nese tifozet shkodrane do kene interes per ta ndjekur kete takim nga shkallet e stadiumit apo jo.

Vllaznia eshte shume prane ngjitjes ne Superlige dhe ka kerkuar te kete prane tifozet e saj megjithate ata jane ende te zhgenjyer nga renia ne kategorine e pare dhe duhet thene se gjate ketij sezoni nuk kane qene te shumte ne mbeshtetje te saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...