Urgjent në spital?! Flet Arbana: Lajm i rremë, jam shëndoshë e mirë

“Lajm i trishtuar. Reshat Arbana është keq me shëndetin, dhe është shtruar me urgjencë në spital“. Ky lajm, që nuk dihet se ku e ka zanafillën, bëri xhiron e mediave shqiptare.

Natyrisht, për një artist të madh si Reshat Arbana kush nuk do ishte shqetësuar, të pyeste apo qoftë dhe për të bënte urimin e rastit: “shërim të shpejtë”. Një gjë të tillë kërkoi të bënte edhe gazeta “Dita”, nëpërmjet një gazetari të saj. Por…

“Çfarë janë këto që thuhen për mua, unë jam në shtëpi me shokë e me miq, që gjithashtu ndajnë të njëjtin shqetësim. Por unë nuk kam asgjë“, tha aktori i njohur përmes telefonit për gazetarin e “Dita”-s, Xhevdet Shehu.

A kemi të bëjmë me një Fake News?

Me siguri.

Të paktën nga ajo që tha dhe nga vetë zëri i plotë i aktorit të madh nuk ndihej ndonjë shqetësim që të linte të nënkuptoje se kishte probleme të forta me zemrën, sipas diagnozës “angina pectoris”, që gjithashtu qarkulloi në disa portale.

Gjithsesi, Shkoder.info  i uron jetë të gjatë dhe shëndet aktorit të madh Reshat Arbana, duke theksuar me këtë rast edhe një herë që lajme të tilla kanë një përgjegjësi të madhe dhe nuk mund të transmetohen pa u konfirmuar fillimisht.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...