Paralajmërimi i rrezikshën i Cakës, shkarkohen dy diplomatë shqiptarë

430

Një ditë më parë Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj tha se do të shkarkohen 20 diplomatë shqiparë që shërbejnë në vende të ndryshme të botës. Sipas tij ato janë emëruar me miqësi dhe nepotizëm.

Cakaj hezitoi të përmendë emra se kush janë diplomatët “e shenjestruar”, megjithatë në media kanë filluar të dalin emrat e parë.

Në orët e vonë të mbrëmjes së sotme , raportohet se Ministri i Jashtëm ka shkarkuar dy diplomatët e karrierës Florian Nova dhe Enkelejda Riza të cilët punonin në ambasadën shqiptare të Athinës. Diplomatët janë thirrur për të shërbyer sipas nevojave në MEPJ.

Selisë sonë në Athinë i ka mbetur vetëm ambasadorja, e cila ka marrë masë disiplinore pas humbjes së pasaportave.