Ne shqiptarët shtëpinë e mbajmë xixë, por sapo kalojmë derën i hedhim mbeturinat kuturu

Meri Zeneli

Është e njohur gjerësisht ndër ne, por tashmë edhe për të huajt që vizitojnë Shqipërinë, pastërtia dhe rregulli që mbizotëron në banesat tona apo hapësirën tonë private.

Sapo këmba të shkel në hapsirat e përbashkëta (Publiken) normat e pashkruara të pastërtisë, mbajtjes së shtëpisë në rregull apo kujdesit që duhet të tregosh në të veshur qoftë edhe për të shkuar tek fqinji përballë, bien nga piedestali i adhurimit.

Nëse privatja është e pastër, e rregulluar për së mbari me modelin e fundit të lambadarëve, setit të divanave apo modelet e fundit të veshjeve, çantave e këpucve, publikja është e zhytur në k.aos, mbeturina të çfarëdolloji, materiale nga më të ndryshmet të hedhura kuturu.

Një kontradiktë fatale përshkon marrëdhënien e publikes së dukshme dhe privates së kyçur mbarapa mureve të pallateve apo shtëpive njëkatëshe, e cila zor se mund të shihet edhe nga mysafiri i rrallë i ditëve të sotme.

Publikja e zhubrosur, e fëlliqur e shpërfytyruar nga veriu në jug e lindja në perëndim, është lënë në mëshirë të fatit, të vuajë pasojat e veprimeve të cilat nuk ishin diktuar nga ajo, por nga dora e kalimtarëve të kësaj bote. E atyre njerëzve të cilët jetojnë në një hapësirë tokësore prej 28 mijë km/2 dhe kanë një urrejtje të pashpjeguar ndaj publikes.

Dëshmi të gjalla të kësaj urrejtje që buron nuk e di se ku, janë mbetjet që gjenden në çdo trotuar apo rrugë të kryeqytetit (qyteteve e fshatrave) tonë. Ndoshta punonjsëve të pastrimit, për shkak të mbilodhjes dhe pagjumësisë mund t’i kenë humbur nga shikmi copa të vogla prej letre,

por jo qeset plastike, të hedhura nga xhami i një makine apo dritarja e një pallati. Ndoshta është edhe faji i punonjësve të pastrimit të cilët nuk e kanë bërë detyrën e tyre si duhet (që dyshoj!), a thua vallë se është po ashtu faji i punonjësve të pastrimit që hyrjet për në Shqipëri në rrugë tokësore, zgjidh cilën do doganë të duash, janë të zhytura në pisllëk.

Qese plastike të varuara mbi degët e pemëve apo thjeshtë të gjendura në anë rrugësh, duna inertesh në shkretëtirën e tokave bujqësore të lënë dierr, konstelacione yjore me shishe qelqi apo male rëre që kanë tharë e shkrumbosur buzët e lumenjeve.

E për të mos folur për pyjet e dendura me ferra e kallama ku gëlon jeta e eger e tytave të arm.ëve të gjahut dhe sëpatave të druvarëve ndërkohë që përkundruall lulëzojnë lule të rralla guroresh.

Përpjekjet e dështura për të zbukuruar fasadat e ndërtesave shumkatëshe të cilat i mohojnë banorit të vendit me 28 mijë km2 kontaktin me tokën, me bimësinë, me të kaluarën e “larg qoftit” nuk i shërbejnë as gjeneratave që do vijnë, as turistit të sotëm.

Ku mbetjet plastike apo simotrat e saj zbehin me shumë fines zhurmën e kazanave dhe legenave të “Shqipërisë Turistike” apo të kaq turistëve e aq turistëve që kanë hyre e dalë, të qeverive të shkuara e të tanishme. Lehtësisht xhelozojmë për vendet e perëndimit dhe vjellim vr.er e he.lm për atë vendin që me duart tona e kemi ndotur, poshtëruar dhe shkatërruar duke hequr çdo përgjegjësi nga vetja dhe duke ja mëveshur SHTETIT, duke ja kaluar përgjegjësin përsëri vetës tonë por me terma të publikes.

Flasim lartë e poshtë për politikat që po ndjek Q(n)everia, hartojmë programe politike, marrim pozicione të çfarëdollojshëme por harrojmë se vendimet e Q(n)everisë, janë reflektim kryekput i sjelljes tonë ndërkohë që qeverit ndryshojnë mbetjet/pisllëku dhe urrejtja mbushin gjithnjë e më shumë hapsirat publike.

Mendon se kjo ishte e gjitha por jo, nga publikja jofrymore kalojmë tek tjetri i padëshiruar dhe mohimi i të drejtës së jetës. Ku nga zotërit e plehrave, jemi kthyer në mohues jetësh.Loading…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...