“Rama, piktori që kuron realitetin e shëmtuar shqiptar”

Analisti Artur Zheji ka komentuar situatën politike në Shqipëri.

Ai ka folur për mikrofonat e Tg2 duke thënë se në zgjedhjet e vitit 2017, u deformua më shumë se 20% e votës së shqiptarëve.

Me tej ai përmendi deputetët e Ramës, të larguar nga parlamenti si pasojë e procesit të dekrim.inalizimit.

Analisti e ka cilësuar Ramën si një tip që e pëlqen perfeksionin.

Zheji tha ndër të tjera se kryeministri është një piktor që kuron realitetin e shëmtuar shqiptar.

Intervista

Zheji: Këta zotërinjtë e drogës, apo e të gjitha trafiqeve të mundshme janë edhe ata zotërinj që në rastet e fushatave elektorale sjellin më shumë vota dhe të mbajnë në pushtet. Kjo u pa në mënyrën më të bujshme në zgjedhjet e vitit 2017 ku u deformua më shumë se 20% e votës së shqiptarëve

Ne kemi patur në parlamentin shqiptar mbi 10 deputetë nga e majta e Ramës që më vonë u zbulua se kishin precedentë penalë të papranueshëm.

Gazetari: Është transversal ky pushtet përmes edhe ndërhyrjeve politike, qofshin socialistë apo demokratë?

Zheji: Sipas meje, nuk ka asnjë parti politike në Shqipëri që nuk është le të themi infektuar nga virusi i kësaj sëmu.ndjeje.

Por ai, unë e them shpesh në emisionin tim, për faktin që Rama është një tip që e pëlqen prefeksionin, është një piktor, shikon detajet, të gjitha gjërat duhet të jenë në një farë harmonie, e ka çuar në perfeksion edhe këtë pjesë të shëmtuar të realitetit shqiptar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...