Vijojnë denoncimet në Facebook, Berisha: Dështim spektakolar në mbylljen e bixhozit

Ish kryeministri Sali Berisha ka vijuar me denoncimet në Facebook edhe pas njoftimit të Policisë së Shtetit se do të ngrejë një kallëzim penal për shpifje.

Kësaj radhe Berisha ka publikuar një denoncim të një qytetareje beratase që tregon se lojërat e fatit vijojnë të luhen, madje shumë lehtë dhe në çdo shtëpi. Ajo shton se tashmë pronarët e këtyre pikave ku vendosen baste kanë më shumë fitim se nuk paguajnë as taksa.

Postimi i plotë:

Dështim spektakolar në mbylljen e bixhozit!

Lloton tani e ka çdo familje në shtëpi. Krim!

Lexoni denoncimin e qytetares dixhitale. sb

Unë që po ju shkruaj jam një qytetare e Beratit dhe doja te paraqisja shqetësimin tim në lidhje me këtë aksionin e famshëm të mbylljes së lojrave të fatit të kësaj qeverie të korruptuar.

Marr shkas nga vetja por edhe shumë familje të tjera që kanë pasoja jo nga mbyllja e pikave të llotos, por nga shtimi i tyre në mënyrë të moderuar.

Në çdo ish loto, por edhe nëpër vende të tjera mund të aksesosh fare kollaj për të vendosur lloto në faqe interneti që të akseson pronari i llotos. Thjesht i jep një shumë lekësh edhe më

pas ai t’i kalon në një adresë të cilën ta hap vetë dhe aty luan sipas qejfit. Dua të shtoj se pronarët e llotove po gëzojnë për “mbylljen” e tyre pasi me

këtë formë të re iu janë shtuar interesat me 18 % pasi nuk paguajnë më detyrimin në shtet. E pra tani lloton e ka çdo familje në shtëpi jo më poshtë pallatit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...