”Po na plakin para kohe” 6 Veprime qe bejme cdo ditedhe nuk e dime qe na demtojne

Sekreti i shëndetit dhe rinisë për të gjithë dihet: ushqimi i duhur dhe sporti janë gjithmonë zgjidhja.

Si rregull, rezultati është gjithmonë i dukshëm. Gjithsesi, ne sot do t’ju tregojmë 10 gjëra të rëndësishme të cilave duhet t’ju kushtoni më shumë rëndësi. Kuptohet përveç sportit dhe ushqimit. Çfarë duhet të keni parasysh për shëndetin, por edhe për rininë, që të dukeni gjithmonë sa më të freskët ?

Pozicioni si flini

Kur flini përmbys, koka juaj është e kthyer në krah. Ky pozicion, tensionon muskujt e qafës dhe shpatullave, si edhe përkeqëson furnizimin me gjak në trupin tuaj. Rrathët e errët nën sy dhe enjtja e fytyrës janë pasojat e pakëndshme të këtij pozicioni. Mundohuni të flini në shpinë ose në njërën anë, por jo gjatë gjithë kohës. I njëjti pozicion mund të ndryshojë formën e fytyrës suaj.

Mosvendosja e syzeve të diellit

Mënyra e duhur për t’u mbrojtur nga dielli është sekreti për një lëkurë të shëndeshme. Prandaj është e rëndësishme të vendosni syze në ditët me diell. Lëkura përreth syve është shumë e hollë dhe ajo bëhet me rrudha kur dilni në diell. Në mënyrë që të mbroheni nga këto rrudha duhet të vendosni syze gjatë ditëve me diell, edhe në dimër.

Bisedat në telefon

Mbajtja e telefonit mes veshit dhe supit, mund të shkaktojë rrudhje të qafës. Kur të flisni në telefon është më mirë të zgjidhni kufjet.

Mbajtja e mjekrës me dorë

Kur uleni përpara kompjuterit ose kur lexoni e keni me siguri zakon të mbështesni mjekrën në dorën tuaj. Përpiquni ta bëni sa më rrallë këtë veprim. Lëkura e fytyrës bëhet më pak elastike në një pozicion të tillë dhe fillon të përkeqësohet me shfaqjen e rrudhave të parakohshme.

Vrenjtja në fytyrë

Trishtimi në shprehjet e fytyrës janë të dëmshme për lëkurën tuaj. Sa herë që mërziteni, përpiquni t’i lëvizni veshët pa i prekur ato. Kjo mund t’ju duket qesharake, por ju ndihmon, pasi ju nuk mund të vrenjteni në fytyrë dhe të tërhiqni veshët në të njëjtën kohë.

Dushi me ujë shumë të nxehtë

Edhe pse një dush me ujë të nxehtë mund t’ju duket shumë relaksuas, kujdes, pasi mund të ndikojë në lëkurë. Një dush me ujë të nxehtë çon në thatësi të lëkurës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...