Petrit Vasili ironizon Ramën: Sharra e druve dhe kryeministri dru

247

Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ka komentuar takimin e kryeministrit Rama me mjekët.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Vasili ironizoi Ramën duke e quajtur “shkollëpak”.

Më tej ai thotë se kemi një kryetar qeverie që është “dru” në tremaqt mjekësorë, duke përmendur një përrallë të çmendur që ai tregon me bluzat e bardha.

“Sharra e druve dhe kryeministri dru….

Kryeministri shkollepak perserit sa here takon mjeket te njejtin budallallek te sharres se druve qe pret kembet e te semureve. Tregon te njejten perralle te trashe cmendur te sharres se druve.

Ne emer te te gjithe kolegeve mjeke te cilet kane heshtur dhe heshtin per shkak te hakmarrjes se njohur te primitivit qe drejton qeverine, po e pyes une primitivin sot dhe nje here e pergjithmone.

Kryeminister primitiv ku e ke, gjeje dhe tregoje nje kartele mjeksore ne 40 vitet e fundit qe paraqet nje intervent te prerjes se kembes apo cfardo prerje te imagjinates tende, e cila eshte kryer me sharre drush?? Kerkoje dhe gjeje ate kartele qe ne fakt ekziston vetem ne imagjinaten tende te shpartalluar.

Mblidhe mendjen top kryeminister as ka as ekziston nje gje e tille.

Hallall atij apo asaj qe te tall ty dhe te tregon te tilla broçkulla qe ti i perserit si papagall me shkollepakesine tende tashme te njohur”,- shkruan Vasili. /CNA.