“Foto sa njëmijë fjalë” Doktori italian përlotet kur e sheh teksa Musai ecën. Shikoni çfarë bën ai..

Historia e djalit Musa Baculi ka qenë një ndër historitë më të dhim.shme, ku të gjithë shqiptarët u sensibilizuan për ta ndihmuar. Mbrëmjen e djeshme “Shqiptarët për Shqiptarët” kanë rikthyer historinë e jashtëzakonshme të tij.

Për shumë muaj Musai ka qëndruar në ko.ma në spitalin e Shkodrës, pasi ai ishte mbytur në ujë. Musai u nis drejt Italisë dhjetorin e kaluar, ku menjëherë iu nënshtrua një op.eracioni, i cili rezultoi me sukses. Sfidat për rikuperimin e plotë ishin shumë të mëdha.

Para disa javëve Musai arriti të fliste dhe përshëndeti shqiptarët nga shtrati i spitalit për ndihmën e pakursyer, por jo vetëm. Ata që dhanë kontributin kryesor për shërimin e Musait ishin Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri.
Musai i përshëndeti të dy dhe u tha se kur të vinte në Shqipëri do i takonte.

Stafi i “Shqiptarët për Shqiptarët” ishte në një vizitë urgjente në Itali, të ftuar nga spitali i Xhenovas. Pamjet që u trasmetuan ishin me të vërtet një mrekulli duke krahasuar gjendjen shëndetësore të mëparshme të Musait.

Mjeku Paolo Gandullia tregoi se në fillim gjendja e Musait ishte tepër e rëndë por për fat të mirë dë.mtimi c.elebral i tij ishte jo shkatërrues. Kjo i bëri mjekët të shpresonin për një rekuperim të shpejtë.

Bamirësi Ilir Hoxholli ka publikuar një foto tejet emocionuese nga spitali. Doktori italian ishte përlotur kur e kishte parë Musain të ecte me këmbët e veta pa ndihmën e familjarëve. Në shenjë falenderimi, Musai e ka puthur në kokë doktorin.

Ilir Haxholli shprehet:
“Foto sa njëmijë fjalë! Me çfarë mrekullie, pasioni dhe dëshire që kanë punuar. Faleminderit stafit italian, faleminderit Zot!”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...