SHKODËR, ZJARRFIKËSIT INSPEKTIME NË PIKAT E GAZIT

Inspektoriati i sektorit të parandalimit i repartit zjarrfikës në Shkodër vijon kontrollet intensive në të gjithë pikat e mbushjes dhe të tregtimit të bombolave të gazit për të garantuar sigurinë e këtij shërbimi tek qytetarët.

Inspektori i sektorit të parandalimit Gazmend Mucmeraj thotë se një grup i posacëm pune e ka detyrim të paktën një herë në muaj të kontrollojë subjektet që merren me tregtimin e gazit.

Në Shkodër shprehet Mucmeraj të gjitha pikat që operojnë janë të pajisura me licenca dhe përmbushin standartet e nevojshme për shitje

Këto pika tregëtimit të gazit janë të pajisura me projekt mbrojtës kundër zjarrit

Pikat e shitjes së gazit vijojnë të jenë një problem shqetësues për komunitetin ku tregtimi i tyre sidomos në katet e para të pallateve rrezikon në mënyrë të vazhdueshme banesat përreth .

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...