Paralajmërimi i frikshëm i ekspertëv, së shpejti nuk do të ketë më dimër…?

475

Australia njihet në përgjithësi si një vend shumë i nxehtë, madje edhe në muajt e dimrit. Por ekspertët tani paralajmërojnë se ndryshimi klimatik do ta ngrohë aq shumë Australinë sa që teknikisht nuk do të ketë dimër më.

Dimri do të zhduket krejtësisht brenda 30 vjetësh në Australi paralajmërojnë ekspertët, ndërsa sezoni i ftohtë do të zëvendësohet me një “verë të re” me temperatura të qëndrueshme prej 40 gradë celsius në mbarë vendin.

“Vera e re” do të bie diku mes dhjetorit dhe në fund të shkurtit, edhe pse ndryshimet do të variojnë në zona të ndryshme të vendit.

Për shembull, në Sidnej “vera e re” zgjatë përgjatë tetorit dhe marsit. Stina e “verës së re” do të zgjasë edhe gjatë stinës aktuale të verës, përderisa “dimri” do të absorbohet komplet nga pranvera dhe vjeshta në periudhën korrik-gusht, shkruan gazeta Express.

Vera e re e Australisë do të jetë një periudhë e vitit ku “temperaturat do të arrijnë kulmin… mbi 40 gradë C për një periudhë të gjatë”, paralajmërojnë hulumtuesit.

Lexo edhe:   Ylli Baka hap zemrën, tregon kur e ka humbur virgjërinë: Ishte natë me yje…