Kjo fillim jave nuk premton për këtë shenjë/Horoskopi ditor, e hënë 25 mars 2019

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Kjo fillim javë është shumë premtuese. Jo vetëm e hëna e 25 marsit, por e gjithë pranvera do jetë në favorin tuaj, në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës. Pavarësisht kësaj, këshillohet që të relaksoheni pasi stresi mund të ndihet për shkak të gjithë gjërave dhe angazhimeve ku jeni të përfshirë.

Demi

Java nuk do të nisë mirë, teksa përmirësimi do të vijë në vijim. Për momentin, Urani do të ketë ndikim tranzit, duke bërë që të jeni të gatshëm për tu grindur. Ky është momenti në të cilin nuk do duroni dot dhe do i nxirrni të gjitha çfarë keni. Duhet të tregoheni të kujdesshëm lidhur me financat.

Binjakët

E hëna nuk do të nisë mirë! Mund të përballeni me situata të komplikuara dhe me kritika, ndoshta në familje ose në punë. Duhet ta kaloni këtë fazë dhe këto probleme. Gjatë këtyre ditëve jeni shumë të stresuar, pasi ka gjëra që nuk ecin siç keni shpresuar. Në punë mund të ketë tensione dhe acarime.

Gaforrja

Duhet të tregoheni të matur, pasi parashikohen probleme dhe situata kritike. Është një periudhë e mbushur me stres, ku jeni të ngarkuar me përgjegjësi të reja dhe ndiheni të lodhur. Megjithatë kjo e hënë nuk është tërësisht negative, nëse i shfrytëzoni situatat siç duhet.

Luani

Pas një jave zhgënjyese, tashmë keni dëshirë për rikuperim. Por përveç rigjetjes së grindës, bëni mirë të relaksoheni dhe të jini të qetë. Venusi do të rresht së qeni kundër jush, duke arritur të zgjidhni problemet e mbartura. Mund të ketë një rikthim dashurie.

Virgjëresha

Në këtë fillim javë mund të ndikoheni nga negativiteti i dikujt. Parashikohen grindje dhe nervozizëm. Ky stres, vlen edhe për sferën profesionale. Sa i takon dashurisë situata nuk është ndër më të mirat, ndaj rrini larg atyre që ju hapin probleme.

Peshorja

Nuk do të jetë një fillim javë e mbarë. Kjo pasi do të ketë probleme të shumta në punë. Do të ndiheni të tensionuar dhe nën presion. Do të kërkoni qetësi, por me zor do e gjeni. Ka nga ata që duan të largohen, por për të ndërmarrë një hap të tillë, do ju duhet të presin.

Akrepi

Kjo javë e re rezulton shumë pozitive sa i takon jetës në çift. Ata që janë të konsoliduar do të rigjejnë një bashkëpunim të admirueshëm. Nëse jeni përballur me momente krizash apo zënkash, ky është momenti për të rikuperuar.

Shigjetari

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm dhe do ju fuqizojë. Këto ditë mund të përdoren për të bërë një analizë të situatës. Dashuria do të jetë në plan të dytë, pasi mund të ketë diskutime dhe polemika, lidhur me diçka që nuk ju kënaq. Në këtë moment të lindurit e kësaj shenje do të jenë të përqendruar te puna dhe paratë.

Bricjapi

Kjo javë nuk do të nisë në ritmin e duhur. Kjo gjë do të ndihet edhe në nivelin fizik. Shpresohen ndryshime, por do ju duhet të prisni pak. Momentalisht duhet të vazhdoni qetësisht duke u munduar të ruani ekuilibrin, shkruan noa.al. Kjo vlen sidomos për punën.

Ujori

E dini shumë mirë se çfarë duhet të bëni dhe si. Në këtë moment mund të çoni përpara disa projekte. Ujori është shenja e çmendurisë dhe e ndryshimeve, ku nëse keni një punë fikse ose bëni gjëra që nuk ju pëlqejnë, duhet të përshtateni me ndryshimet. Në dashuri duhet të bëni qartësi.

Peshqit

Kjo e hënë do ju përgatisë, pasi Venusi po afron në shenjën tuaj. Momentalisht duhet të shqetësoheni për të eliminuar gjithë shqetësimet lidhur me problemet financiare, të cilat nuk parashikohen të mira. Edhe në raportin në çift, parashikohen probleme

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...