KËNGËTARJA SHQIPTARE PRANON FEJESËN ME PEDAGOGUN E SAJ: U NJOHËM NË UNIVERSITET

474

Olta Boka është një ndër këngëtaret që e ka mbajtur gjithmonë të fshehtë jetën private.

Edhe pse ajo është munduar, mediat kanë zbuluar që prej vitesh është në një lidhje me djalin e deputetit të LSI-së Shezai Rrokaj, Iv Rrokaj.

E ftuar në emisionin ‘Rudina’, këngëtarja tregoi për herë të parë unazën e fejesës dhe pranoi se ka thënë “po” pasi ka marrë propozimin nga i dashuri, Ivi.

Ky i fundit është avokat dhe pedagog në fakultetin e Drejtësisë, ku edhe ka studiuar këngëtarja. Ndaj Olta tregoi se dashuria ka nisur pikërisht aty:

‘Jemi njohur në univesitet, nëpërmjet miqve të përbashkët’.

Olta zbuloi gjithashtu se nuk e ka bërë publike fejesën e saj sepse nuk ka dashur që partneri i saj të quhet ‘i dashuri i Olta Bokës’.

Lexo edhe:   Luana Vjollca e pret 29- vjetorin so kurre me pare, festë me pizhama dhe pa grim