21-vjeçarja serbe fejohet me 74-vjeçarin: Do krijojmë familje

Një 21-vjeçare serbe është bërë lajm në mediat botërore për marrëdhënien e saj me të fejuarin me të cilin ka shumë vite diferencë.

Milijana Bogdanović ka lidhur jetën e saj me një 74-vjeçar dhe thotë se pavarësisht diferencës moshore, janë të lumtur dhe kanë edhe një jetë të shëndetshme se.ksuale.

Milijana dhe Milojko thonë që fqinjët e tyre në Serbinë lindore janë të shokuar nga marrëdhënia e tyre, por shton se rëndësi ka që ajo vetë është e lumtur me të fejuarin.

Dyshja madje planifikojnë të krijojnë edhe një familje.

74-vjeçari iu nënshtrua një operacioni në zemër në dhjetor, por Milijana thotë se kjo nuk ka ndikuar në marrëdhëniet e tyre.

Ajo u shpreh: ” Ne bëjmë seks gati çdo ditë, unë nuk shoh diçka të çuditshme këtu. Por që prej se Milojko e ka bërë operacion zemrën, unë duhet të jem e kujdesshme në shtrat. Por ai është si një djalë i ri kur vjen puna te se.ksi, ai nuk ka nevojë për via.gra”.

Ndërsa ai tha se marrëdhënia e tij me Miljanën ka qenë surprizë për të pasi që ai kurrë nuk e kishte pritur të gjej dashuri përsëri në këtë moshë.

Milojka tha: “Mua më tërhoqi mirësia dhe bukuria e saj. Kush nuk i ka qejf vajzat më të reja? Është më se.ksi sigurisht, puthja dhe çdo gjë tjetër. E kam njohur atë që kur ka qenë e vogël, por kurrë nuk kam menduar se një gjë e tillë do të ndodhte. Kur ajo po rritej ne kalonim kohë së bashku, por asgjë më shumë”.

Çifti tani duhet të martohet në komunë për shkak se kisha nuk pranon që të martojë çifte që kanë diferencë mbi 15 vjeç.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...