“Pse nuk më pranon, o bab?”, historia prekëse e Deborës që babai e braktisi vetëm ngaqë ishte vajzë

Gjithçka nisi atëherë kur Debora u largua nga shtëpia e saj në një fshat të Vlorës për të plotësuar ëndrrën e saj, të konkurronte në Akademinë e Arteve në Tiranë. Nuk e fitoi regjizurën, por një film mund të na i rrëfejë.

Jeta e saj e vështirëduket tamam si një film teksa ajo na tregon se si është përballur me papunësinë, me padrejtësinë e një mashkulli që e braktisi atë me një vajzë të vogël dhe me familjen që e nxori atë në mes të rrugëve, ndoshta edhe prej një mentaliteti të eg.ër fshataresko-shqiptar.

Gjithçka nisi në vitin 2002, në periudhën kur konkurronte në Akademinë e Arteve për regjizurë. Më herët ajo kishte mbërritur në Tiranë për të punuar në një radio në kryeqytet. Aty nis të njihet me një djalë nga Mirdita që e kishte mbaruar një pjesë të studimeve të tij në Vlorë.

Donte të bëhej infermier, por atë kohë ishte pa punë. Deborën që deri më atë kohë e kishin ndihmuar miket e saj të strehohej në konviktin e tyre, pas njohjes me këtë djalë vendos të jetojë për ca kohë me të. I premtoi se do ta ndihmonte dhe ajo i besoi atij, një njeriu që në të ardhmen do të bëhej infermier.Më pas, edhe për shkak të kushteve të bashkëjetesës ai e përcjell duke i thënë se do ta rregullojë në konviktin e infermierisë.

Menjëherë sapo merr vesh që e dashura e tij ka ngelur shtatzënë ai përpiqet që me të mirë t’i mbushë mendjen që të abo.rtojë. E në fund, pas 11 vjetësh, nuk pranon që vajza e lindur nga kjo bashkëjetesë të jetë i tij.

Bora, tani një vajzë 11-vjeçare ka nënë, baba dhe gjithçka Deborën, atë që e ka rritur dhe të vetmen që e ka dashur vërtet këtë krijesë. I ngjan shumë të atit, atij që nuk e pranon. Ka një nishan në faqe njëlloj si ai, por ai sërish vazhdon të mos e pranojë qoftë edhe vetëm ligjërisht këtë vajzë.

Në Facebook, madje Bora është regjistruar me mbiemrin e të atit edhe pse në shkollë e kudo ajo mban mbiemrin B. E sado që e di fare mirë që nëna e saj vetëm ka vuajtur nga kjo braktisje, Bora sërish dëshiron që i ati të kthehet.

Ajo shpreson që një ditë ajo të ketë mbiemrin e tij, që të takojë pa frikë motrën dhe vëllanë e saj nga babai. Por të gjitha këto i thotë me frikë. Ka frikë të flasë, ka frikë se mos babi që s’e ka pranuar kurrë vjen dhe e go.det. Ndaj hesht. Ka frikë ta thotë këtë përpara të gjithëve, ndaj preferon që shoqeve në shkollë t’u thotë se babi i saj ka udhëtuar larg sepse ato janë të varfër.

Por, përtej të gjitha vështirësive Bora e vogël mëson shumë. Jeton në një shtëpi me qira me nënën e saj Deborën dhe përpiqet me çdo kusht që të shkëlqejë në shkollë. Pasditeve e ndihmon nënën e saj që të punojë me rruaza.

Ato të dyja janë bërë pjesë e një projekti ku puna e dorës vlerësohet dhe shitet. Sapo kthehet nga shkolla një shëtitje dhe puna me rruaza së bashku me nënën e braktisur nga të gjithë e bën të ndihet më mirë. Asaj i mjafton të rrijë me Deborën.

Sepse nuk do të kthehet sërish në Shtëpinë e Fëmijëve. Ajo është braktisur nga i ati, por nuk dëshiron që varfëria ta ndajë edhe nga nëna.

Prej rreth gjashtë vitesh Debora, nëna e saj është lodhur duke shëtitur gjy.katave për të marrë atësinë e vajzës, por më kot.

Ai nuk vjen. E sado e braktisur që ndihet Bora sërish shpreson. Shpreson se një ditë i ati do të kthejë sytë tek ajo, e penduar për të gjithë kohën që ka humbur, për br.aktisjen që i dhuroi nënën së saj dhe për t’i dhënë mbiemrin e tij.

Sytë e saj duken sikur bëjnë të njëjtën pyetje: “Pse nuk më pranon, o ba?” Vajza 11-vjeçare rrëfen se e ka parë njëherë babai së bashku me motrën e saj të vogël dhe Deborës, nënës së saj, në shtëpi i ka rrëfyer se kjo ishte një ndjenjë sa e bukur aq edhe e dhim.bshme.

Rrëfen se donte pafund ta përqafonte motrën e saj të vogël, por fytyra e vrenjtur e atij burri në krah, e babait të saj e ka trembur.

Debora na rrëfen se fytyra e saj shkëlqente nga gëzimi teksa e bija i tregonte për përplasjen që kish pasur në rrugë teksa fliste për motrën e saj nga babai.

Ndërsa ajo, nuk mundte thjesht të na thoshte e mbytur në lot se fytyra e saj e qeshur është motivi pse ajo jeton. “Jetoj për atë fytyrë engjëlli që më ka falur një djall i maskuar me të bardha.

Buzëqeshja e saj kur flet për motrën dhe vëllanë më bën të endem ende gjykatave për t’i dhënë asaj atë buzëqeshje”, rrëfen Debora për gazetën “Shekulli”. E në fakt ka të drejtë.

Është një nënë e braktisur nga familja, nga njeriu të cilit i besoi, dhe nga e gjithë shoqëria. I duhet të punojë ditë e natë për t’i blerë Borës së vogël çantën e shkollës, librat dhe rrobat për të shkuar në shkollë.

I duhet të jetë nënë e baba, gjysh e gjyshe, teze dhe shoqe për Borën e vogël, për ta nxjerrë atë në jetë dhe për të mbijetuar në një vend si Tirana, ku lufta për mbijetesë bëhet çdo ditë edhe më e egër. I duhet të luftojë e vetme, por është gati të japë edhe jetën për këtë fëmijë.

Ligjërisht, askënd nuk mund të detyrojë të bësh ADN-në

Debora B. na tregon se ka rreth gjashtë vite që endet gjykatave për të fituar atësinë e vajzës, për të mos e lënë atë ndryshe nga fëmijët e tjerë, pa mbiemrin të atit. Debora rrëfen se ai nuk ka ardhur asnjëherë të përballet me të në sallën e gjyqit. Nuk pranon që të takojë atë, nënën e fëmijës e jo më të pranojë Borën e vogël si fëmijën e tij.

Madje, rrëfen se këto kohë në bisedat me avokaten ai ka filluar të shpifë për marrëdhënien e tyre. Madje aludon se e gjithë kjo histori që rrëfejnë Debora dhe Bora Bacelli është një farsë ndaj edhe gjyqi do të mbyllet për mungesë provash.

E në fakt, Debora nuk ka shumë prova që nga ajo kohë. Dhuratat e tij i ka hedhur. Mban vetëm një pulovër që ai ia ka dhënë për të fshehur shtatzëninë.

“Tani që ai është babai i dy fëmijëve të tjetër dhe një person i veshur me këmishën e infermierit, sigurisht që nuk do ta prishë jetën e tij me ne, por të paktën fëmijës së tij t’i japë mbiemrin. Nuk kërkoj asgjë tjetër sepse ashtu si e kam rritur fëmijën tim,ashtu do të vazhdoj.

Por, ai djall i veshur me të bardha të pranojë fëmijën e tij. ai ka vrarë fëmijën e tij duke mos e pranuar, ndërkohë që bën sikur shpëton njerëz”, tregon me mllef Debora e lodhur dyerve të gjykatave. Ndërkohë, neni 189 i Kodit të Familjes parashikon se:

“Atësia e një fëmije të lindur jashtë martese mund të vërtetohet me vendim te gjykatës, në rast se gjatë gjykimit provohet se në kohën e zënies së fëmijës i ati bashkëjetonte me nënën e fëmijës, ose ka kryer marrëdhënie sek.suale me apo pa dh.unë, ose i ka premtuar martesë, ose nga një gjykim penal apo civil rezulton në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi atësinë e fëmijës se lindur jashtë martese, si dhe kur dihet publikisht se ai e ka njohur fëmijën si të tijin”.

Mirëpo tani për tani, Debora nuk ka asnjë mjet tjetër përveçse të dëshmojë me fotot ngjashmërinë e të bijës 11-vjeçare, Borës me të atin. Ky i fundit nuk pranon të bëjë as analizat e ADN-së të cilat me siguri do t’i vinin kapakun edhe kësaj historie.

Debora në fund të bisedës me “Shekullin” shpreson që drejtësia t’i japë një zgjidhje, ndryshe i mbetet vetëm shpresa për t’u larguar nga ky vend e për të ndërtuar jetën e saj jashtë. Historia e saj gjithsesi vazhdon…

“Më braktisi kur e mori vesh që fëmija është vajzë”

Debora B. rrëfen për “Shekullin” historinë e jetës së saj, vështirësitë e të rriturit një fëmijë e vetme dhe përballjen në sallat e gjyqeve me padrejtësinë që po i bëhet vajzës së saj.
Kur je njohur me të?

Jam njohur në vitin 2002. Ishim të dy të ardhur në Tiranë.

Ai i papunë, por në përpjekje për të gjetur punë. Ndërsa unë erdha për të punuar në radio dhe për të konkurruar për regjizurë, por meqenëse nuk fitova, mendova të punoja në Tiranë për të mos u kthyer në fshat. Do të konkurroja sërish në shkollë, por ngela shtatëzanë me Borën.

Po marrëdhënia juaj pse u kris? Pse ju braktisi?

Ne bashkëjetonim bashkë, por kur i thashë që kam ngelur shtatzënë, gjërat u zbehën. Më thonte herë pas here se: “nuk kemi ta mbajmë fëmijën, bëj abo.rtin dhe unë të premtoj se do të martohemi, ti do jesh që do jesh gruaja ime ndaj ma bëj këtë të mirë…”, por u mundova ta bindja. Çdo ditë mundohesha t’i tregoja që unë nuk doja ta hiqja këtë fëmijë, nuk mund ta vri.sja.
Madje për tre muaj munda t’ia ndryshoj mendjen.

Atë kohë arrita t’ia ndryshoja mendjen. Ai nuk fliste më për abort, pasi unë e mbaja me shpresën se fëmija do të ishte djalë. Dhe ai u bind. Në muajin e katërt kur shkova të shihja gjininë e fëmijës, gjithçka mori fund. Ishte vajzë. Në ekon e dytë, pas tre muajsh, ai më braktisi. Kam lindur e vetme.

Po familja juaj?

Vëllezërit janë treguar të mirë me mua, të paktën njëri prej tyre. Ata më kanë mbështetur aq sa munden, ndër sa prindërit dhe motra jo. Kam shkuar mijëra herë të kërkoj ndihmën e tyre. Por, asgjë ata nuk ma hapin derën.

Ndoshta prej ngushtësisë së shpirtit të tyre, a ndoshta prej një mentaliteti që na rrethon. Linda e vetme dhe pas dhjetë muajsh e lashë fëmijën tim në Shtëpinë e Fëmijëve. E kam marrë kur ajo u bë tre vjeç e gjysmë, pasi edhe drejtoresha aso kohe e Shtëpisë së Fëmijës më tha që do ta largonte vajzën në qytet tjetër.

Sa e vështirë ka qenë për ju ajo periudhë?

Familja më braktisi, një pjesë e familjes, babai i fëmijës gjithashtu, drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës nuk më mbështeti, donte të më largonte vajzën. Isha e vetme në rrugë. Me pak para që kisha mbledhur gjatë kohës që Bora ishte në Shtëpinë e Fëmijës.

E merrja me vete në punë fundjavave, kur nuk kishte kopsht. E lija në ndonjë lokal, e lija me ndonjë mike ndonjëherë dhe shkoja të punoja.

E mbaj mend kur e lashë një ditë tek lokali afër punës dhe ajo filloi të qante. Kishte frikë se mos e braktisja sërish. Nuk ka asgjë më të dhi.mbshme se sa të shtysh krahët e një fëmije që të shtrëngon këmbëve në mënyrë që të mos ikësh, një fëmijë që nuk ka askënd tjetër veç teje. Ishte shumë e vështirë, por ia dola. Kam një vajzë si drita.

Për çfarë je penduar?

Jam penduar që nuk e gënjeva babanë e vajzës. Mund t’i kisha thënë që është djalë. Ndoshta gjërat do të ishin ndryshe. Për asgjë tjetër nuk jam penduar. Unë besoj në Zot dhe nuk mund ta vr.isja atë fëmijë, buzëqeshje e së cilës sot është motivi i jetës sime.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...