Provoni versionin e pjekur të patateve dhe do të harroni mishin në pjatë

Këtë recete të shkëlqyeshme përgatiteni në mbrëmje apo në mëngjes, sepse është më e shijshme kur qëndron disa orë në frigorifer.

Do t’ju nevojitet pak më shumë mund sesa kur përgatitni purenë klasike, mirëpo është ideale për fundjavë apo për ndonjë festë familjare

Përbërësit:

▪ 2 kg patate,
▪ 250 ml ajkë,
▪ 200 g djathë krem,
▪ 1 lugë kripë,
▪ 1 çerek luge të vogël piper të bluar,
▪ 1 thelb hudhre,
▪ 1 lugë gjalpë të shkrirë,
▪ gjysmë luge të vogël spec të bluar.

Përgatitja:

Zieni patatet në ujë të njelmët, jo më shumë se njëzet minuta.

Përzieni ajkën, djathin, kripën, piperin dhe hudhrën e grirë, shtoni patatet dhe bëni pure.

Kur të përftoni strukturën e dëshiruar, qiteni në enë për pjekje, mbulojeni me folie dhe futeni në frigorifer për disa orë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...