Nëna e Bleona Matës: Shpresoj që Britania të më sjellë gëzimin e madh

Kanë kaluar 9 vite nga humbja e Bleona Matës. Ajo sot është 16 vjeçe dhe ende nuk dihet fati i saj.

Por publikimi i një imazhi sesi mund të jetë tani Belona dhe lajmi se Britania do të nisë kërkimet shtuan shpresat e nënës së saj për gjetjen e vajzës.

Bukurie Mata: “Shpresa vdes e fundit. Mezi pres të kthehet në krahët e mi dhe të vëllait të saj. Ai është shumë i prekur nga ngjarja sepse ishin si binjakë, kishin vetëm 1.5 vite diferencë dhe në momentin që e rrëmbyen Bleonën e morën nga krahët e të vëllait, ishin të dy së bashku. Të dy janë të rritur tani, dua të përqafojnë njëri-tjetrin. Shpresoj që Britania e Madhe të na sjellë gëzimin e madh e të presim Bleonën, ta marrim në krahët tonë. Boll kemi vuajtur 9 vite.

Bukurie Mata tha se Identikiti ishte shumë i ngjashëm me Bleonën

Bukurie Mata: “Ka shumë ngjashmëri. Por të marrësh foton time është e njëjta me Bleonën. Kemi ngjashmëri, tek sytë, tek flokët, tek balli. Me këtë foto kam besim të madh që mund të na kthehet vajza. Kur e pashë sikur e kam rritur unë, sikur e kam pasur në krahët e mi, sikur po e ledhatoj.”

Ajo shtoi shteti shqiptar nuk ekziston pasi sipas saj kriminelet janë ende të lira ndërsa Bleona vazhdon të jetë e zhdukur.

Bukurie Mata: “Shtet nuk ka tek ne përderisa 5 vajzat e tjera janë të lira. Ky shtet është zero. Kriminelet rrinë të lira dhe vajza ime prej 9 vitesh është zhdukur është e paimagjinueshme.”

Në bashkëpunim me familjarët e saj, me fotot e vjetra ekspertët ndërkombëtarë amerikanë në bashkëpunim me alo 116, linja kombëtare e Këshillimit për fëmijët realizuan këtë identikit të Bleonës, e cila u zhduk më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod, të Kukësit, shumë pranë banesës së saj së bashku me 5 vajza të tjera./Oranews

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...