Modeli i flokëve që po ndjekin të famshmet, është super edhe kur i keni pa larë

Shumë trende të modeleve të flokët vijnë dhe ikin sa nisim numërimin mbrapsht, por ka disa stile që i kapërcejnë brezat.

Dhe një prej tyre është edhe ky model i mbartur prej viteve ’90: Flokët e kapur dhe dy fije nga balluket që qëndrojnë të lirshme duke kornizuar fytyrën.

Së fundmi ishte fashionistja Lori Hoxha, e cila tregoi se trendi i flokëve të kapur dhe me fije të lëshuara është shumë “in”.

Rastësi apo jo, por në të njëjtën ditë edhe Luana Vjollca u shfaq më këtë model flokësh. Ndryshe nga Lori e cila kishte zgjedhur vathët rrethor që të tërhiqnin vëmendjen, moderatorja shqiptare kishte zgjedhur vathët perlë.

Ky mund të jetë një stil shumë i njohur për ju, pasi vetëm pak javë më herët, në fund të muajit shtator, Kylie Jenner modeloi flokët e saj ngjyrë rozë në këtë mënyrë.

Ndoshta nuk e kishit vënë re, por prej kohësh ky model flokësh bën një rikthim dhe të famshmet shqiptare kanë preferuar ta sjellin në mënyra të ndryshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...