Don Lush Gjergji: Së pari jemi shqiptarë, ana kombëtare, Pastaj jemi myslimanë apo të krishterë

Shtatë shkronja Don Lush GJERGJI JETA: Dikur nuk isha, dikur nuk do të jem, së paku në kohë dhe në hapësirë, pra, fizikisht.

Këtë e dimë të gjithë, por rrallë kujtohemi dhe mendojmë për këtë. Jemi shtegtarë dhe kalimtarë – së paku ashtu themi- me një pikënisje dhe pikësynim. Të gjithë dëshirojmë të jemi të lumtur, të kënaqur, të gëzueshëm, mirëpo çmimi i kësaj “gjendjeje” shpirtërore, shpesh na duket tejet i lartë, i paarritshëm. Për lumturi, kënaqësi, qetësi, plotësi në jetë, duhet vetëm një gjë:

Dashuria, si e vetmja mundësi për t’u realizuar, për të qenë të lumtur dhe për të lumturuar edhe të tjerët. Ajo është një mundësi e vazhdueshme për të gjithë, pa dallim moshe, gjinie, vendi, gjendjeje shoqërore dhe kulturore, e kapshme, në ne, ndër ne, me ne, mirëpo shpesh nuk e arrijmë ta zbatojmë, disi na largohet dhe na tretet ndër “duar” tona.

Ajo duhet vazhdimisht të zgjohet dhe aktivizohet në ne, për ta zgjuar dhe aktivizuar edhe te tjerët. Nuk është ëndërrim, iluzion, utopi, por mundësi konkrete dhe shumë reale, ose siç do të thoshte Nëna Tereze: “Vepra të vogla me dashuri të madhe”.

Tash jam i gjallë, jetoj, herë më mirë e herë më keq, ndonjëherë i lumtur me pak gjëra të vogla, si ndonjë fëmijë i pafajshëm, herët tjera i lodhur, mërzitur, rraskapitur, si ndonjë stërplak, me gëzime dhe hidhërime, brenga dhe shqetësime, lumturi dhe pakënaqësi. Shumëçka nuk varet prej meje, si për shembull, rrjedha e kohës, motit, shëndeti, koha e lindjes time, vendlindja, familja, shoqëria, kombi, feja e prindërve të mi, rrethit tim, gjuha, tradita, kultura, qytetërimi…

Jam i njëjti person, qysh me lindje, unë, me formimin e egos, megjithatë gjithnjë ndërrohem, begatohem, përmirësohet, fitoj përvoja të reja, tashmë shkoj kah pjekuria dhe pleqëria, amshimi. Ky është misteri i jetës, që më është dhuruar, prej Zotit dhe prindërve të mi, për ta dhuruar gjithnjë, deri te ofshama e fundit e jetës trupore dhe tokësore.

Jeta, dhurata më e madhe dhe më e bukur, të cilën e kam pranuar pa më pyetur fare, pra, pa merita, vetëdije dhe përcaktim, të cilën duhet ta lë, po ashtu pa pëlqimin tim, mbetet mister, fshehtësi, mundësi, mrekulli që ia vlen ta jetojmë me përgjegjësi dhe dashuri, me flijim dhe dhurim, në këndvështrimin e së kaluarës, mundësinë e së tashmes dhe shpresën e amshimit të lumtur.

Në jetën time kam pasur dhe kam shumë “njerëz” tejet të mirë, vëllezër – motra, bashkëudhëtarë, me të cilët kam jetuar dhe vepruar aq sa kam ditur dhe mundur, gjithnjë për të mirë. Zoti, pastaj ata, për mua janë burimi i frymëzimit, dashurisë, lumturisë sime, disi “parashijimi” i pavdekësisë. “Jeta është fshehtësi, zbuloje. Jeta është premtim, plotësoje. Jeta është dashuri, përjetoje” (Nëna Tereze).

PAQJA – për mua parakusht themelor për jetë dhe për dashuri. Gjatë jetës sime, relativisht të shkurtë dhe të gjatë, 70 vjeçare, kam përjetuar periudha të ndryshme, personale, familjare dhe shoqërore. Linda dhe u rrita, pjesërisht u edukova, në komunizëm. Gjatë rinisë dhe studimeve jashtë ish-Jugosllavisë, hetova mangësitë e sistemit monist, por edhe ato të perëndimit demokratik dhe liberal.

Isha mes dy botëve, në kërkim të rrugës së tretë, asaj të paqes, drejtësisë, barazisë, vëllazërisë… Përjetova ankthim dhe ethet e Popullit tim para, gjatë dhe pas Luftës (1998 -1999), ku asgjë më nuk kishte vlerë, qëndrueshmëri, siguri, më së paku jeta, Njeriu, Populli. Dukej se çdo gjë do të përfundonte zi e më zi, shpërngulja me dhunë e Popullit, habia, frika, pasiguria, vrasje, djegie, shkatërrim në çdo kënd dhe vend.

Hija e vdekjes mbulonte çdo gjë. Megjithatë, unë besova në Paqe, përjetova tmerrin dhe ferrin e Luftës, por isha në paqe me Zotin, me vetveten, me të tjerët. Dhe Paqja erdhi, falë Zotit, bashkësisë ndërkombëtare, vëllazërisë dhe flijimit gjithëshqiptar. Përvoja e Luftës ma vërtetoi edhe një herë në mënyrë konkrete dhe dramatike se e Mira, Drejtësia, e Vërteta, Jeta, Paqja, Dashuria janë të pavdekshme.

Mirëpo, Paqja nuk është vetëm mungesa e Luftës, por prania e vlerave dhe virtyteve, mbi të gjitha e faljes dhe dashurisë. Nuk e di a e kemi mësuar deri në fund këtë porosi?!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...