Bardh Spahia sfidon kryeministrin: “Hajde provoje Shkodrën Edi Rama”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ia ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se bashkinë Shkodër nuk do mund ta fitojë, pasi sipas tij, shkodranët e ‘urrejnë’ atë njëllojë si atin e tij shpirtëror.

Sipas tij, për këtë fakt kryeministri Rama ka mbyllur çdo fond investimi për qytetin verior, ndërsa thekson se ai e di mirë që nuk mund të shkelë në tokën e shkodranëve, e aq më pak të fitojë bashkinë.

“HAJDE PROVOJE SHKODREN EDI RAMA! U emocionua aq shume kryeministri qe administrata iu pergjigj si spektatore shfaqjes se tij, pasi i kercenoi me vendet e punes, sa filloi te enderronte Enverin qe i “fitonte” zgjedhjet me 100%, kur populli burgosej e vuante per buken e gojes. I ka mbet nakel Shkodra e

enderron ta fitoje edhe pse vete nuk guxon te shkele aty! Shkodren e cila e urren njelloj si atin e tij shpirteror, e prandaj i ka mbyllur investimet! E di mire se Shkodra e flak ate dhe perfaqesuesit e tij, njelloj si kriminelet me te cilet bleu vota, e qe ja kapin per hunde deputetet e tij, edhe pse pergjimet e atyre komunikimeve i ka strukur thelle ne sirtaret e prokurorise.

Por Shkodra nuk harron dhe e di mire se cfare perfaqeson ti Edi Rama! Do te te jape pergjigjen e merituar ne zgjedhje si cdo here, prandaj ti nuk guxon te shkelesh aty, por krekosesh si gjeli maje plehut te zullumeve te tua, nga Tirana! Eja e provoje!

Do te te tregoje vendin, sepse krenarine nuk ia perkuli dot as ati yt shpirteror gjakatar, e nuk ka shanse ta beje nje pinjoll i semure si ty! Nje keshille si mjek:

kombinimi i ilaceve me substanca te tjera e nen temperatura te larta, rrezikon te te “zhduke” serish nga skena e shfaqjeve, qe aq shume i ke per zemer! TA HARROSH SHKODREN EDI RAMA! Te jesh realist, te ben mire per shendetin”, shkruan Bardh Spahia.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img