Njihuni me të dashurin milioner të Aurela Hoxhës. Publikohen pamje të çiftit në plazh

Qëkur u nda nga bashkëshorti nuk dihej asgjë rreth jetës private të modeles Aurela Hoxha, mirëpo para pak ditësh dolën në dritë detaje të reja nga jeta e saj personale.

“Gazeta Shqiptare” raportonte se bukuroshja prej dy vitesh bashkëjeton në Spanjë me të dashurin e saj i cili quhet Alban dhe është biznesmen milioner.

Përflitet se dyshja është njohur nga miq të përbashkët gjatë pushimeve të Aurelës në Barcelonë, ku ajo aktualisht po punon për zgjerimin e mëtejshëm të një linje veshjesh të brendshme që mbajnë emrin e saj.

Për ata që janë kuriozë të dinë se si duket ai, “Panorama Plus” ka publikuar disa foto të dyshes gjatë pushimeve.

Siç mund ta shikoni në fotot e mëposhtme, Aurela shfaqet në superformë me disa rroba banjo të zeza, ndërkohë i dashuri i saj nuk mbetet pas.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...