Dashuria mes motrave shëron gjithçka, historia e 3-vjeçares me epilepsinë e rrallë që lufton çdo ditë me jetën

Olivia Bamber është vetëm tre vjeçe, por në ndryshim nga bashkëmoshataret e saj të cilat janë në hapat e parë të eksplorimit të gjithçkaje që i rrethon, i duhet të kaloj pothuaj çdo ditë në spital. Por Olivia nuk është e vetme, pasi dy motrat e saj Danni (8 vjeç) dhe Millie (1 vjeç) i qëndrojnë pranë në betejën e përditshme me jetën.

Gjithçka nisi kur ajo ishte 2-muajshe, periudhë në të cilën iu shfaqën edhe kontraktimet e para të muskujve, madje sipas mamasë së saj Jade, Olivia kishte deri në 50 spazma në ditë. Pasi iu nënshtrua një sërë analizash dhe skanerave të njëpasnjëshëm,

mjekët zbuluan se vogëlushja vuante nga sindroma West, një çrregullim që prek fëmijët nën 1 vjeç që përfshin: ngërçe të këmbëve, duarve, qafës, aritmi, dëmtime afatgjata të trurit dhe një lloj të rrallë epilepsie.

Për familjen e Olivias nisi në këtë mënyrë një jetë e re, pasi tashmë të gjithë ishin në shërbim të saj, përfshirë këtu motrën e madhe Danni, e cila i qëndronte afër së motrës, e tashmë këtë gjë e bën edhe vogëlushja 2-vjeçare Millie.

Olivia është diagnostikuar gjithashtu me një çrregullim të rrallë kromozomesh, i njohur si Partial Trisomy 18, i cili shkakton vonesa në zhvillim. Por pavarësisht këtyre problemeve shëndetësore, ajo është një fëmijë luftarak, dhe prania e motrave e motivon çdo ditë e më shumë.

“U kemi shpjeguar të dyjave se truri i Olivias është shumë i vogël. Kjo është arsyeja pse ajo nuk i kupton gjërat aq lehtë sa të gjithë fëmijët e tjerë. Kemi zgjedhur të jemi të hapur me to, dhe të përpiqemi të gjithë për t’u lehtësuar jetën.

Të tre vajzat kanë krijuar një lidhje të veçantë, janë thuajse të pandashme dhe gjendja e Olivias është përmirësuar falë dashurisë së motrave. Sëmundja e saj u përket të gjithave dhe vajzat po përpiqen t’i ”shpëtojnë” jetën motrës së tyre.”-përfundon mamaja 30-vjeçare për ”DAILY MAIL”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...