“BURRË E GRUA, MISH E THUA”/ Kur Meta dhe Kryemadhi duan të sakrifikojnë JETËN për atdheun

Presidenti Ilir Meta dhe deklrata e tij paraditen e kësaj të mërkure në Pogradec duket se trazuan sërish “ujërat” e situatës në vend.

Pjesë nga deklarata: “Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.”

Shumë prej qytetarëve nuk e besuan apo e morën të mirëfilltë, dhe kjo ka një arsye fare të thjeshtë.

Nuk është hera e parë që na familja e Presidentit përballemi me të tilla “vetësakrifikime” për mireqenien e Shqipërisë.

Ka qënë pikerisht bashkëshortja e tij dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ajo që në janar të këtij viti gjatë konventës së LSI u shpreh se për atdheun, duhet të sakrifikojnë edhe jetën.

“Duhet të sakrifikojmë çdo gjë, edhe jetën, se çdo prind e jep jetën për të ardhmen e sigurtë të fëmijëve të tij,” shprehej Kryemadhi.

Megjithatë, shanset që kjo gjë të ndodhë janë të pakta jo vetëm për sakrifikimin që as nuk “ekzistojnë” por dhe lënia e mandatit nga Presidenti tregon edhe njëherë më shumë nëj tjetër “shpërthim” të pazakontë prej tij.

E kot nuk thonë, burrë e grua, mish e thua!

Përgatiti: AlpeNews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...