Kongresi i PS, ja ku do të jetë Fatos Nano atë ditë…

Alfred Peza, sekretar për mediat në PS, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Dita Jonë” në A2, nga ku foli për kongresin e 23 marsit të Partisë Socialiste.

Peza tha se kongresi është i parashikuar muaj më parë dhe është një kongres elektoral.

“PS vazhdon axhendën politike të vendosur muaj më parë, pa ditur se çdo të ndodhte sot. PS do të shkojë në zgjedhje, me apo pa PD.

Axhendën nuk e dikton dot asnjë nga partitë politike, por vullneti i popullit shqiptar.

Strukturat e PS do të përfaqësojnë edhe nëse Dako apo Sejdini do të jenë sërish kandidatë për kryetarë bashkie”, tha ai.

Për kongresin e 23 marsit të PS i është dërguar ftesë edhe ish-kryeministrit Fatos Nano, për të cilin Peza u shpreh se e ka pranuar ftesën.

Ndërkohë, Peza shprehet se vendi nuk është në krizë politike, por sipas tij, por opozita po përpiqet të injektojë krizën e lidershipit të saj në sistem nëpërmjet daljes nga sistemi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...