Rama mbledh Kongresin PS më 23 mars, fton dhe Fatos Nanon

Partia Socialiste do mbajë Kongresin më 23 mars. Vendimi u mor sot (18 mars) në kryesinë e PS.

Në Kongresin e PS, që do mbahet ditën e shtunë rreth orës 10:00 në Pallatin e Kongresit, Rama pritet të publikojë vetëm listën e këshilltarëve bashkiakë për Tiranën.

Ftesa per Nanon- Kryeministri i ka dërguar ftesë për të marrë pjesë në Kongres edhe Fatos Nanos si edhe gjithë ish-kryeministrave të PS sipas Statutit.

Kongresi i Partisë Socialiste do jetë i ndarë në tre sesione të ndryshme dhe do hapet nga Rama.

Më pas do mbajnë fjalën disa ministra dhe kryetarë bashkie.

Kerkohet pjesemarrje e madhe – Kryeministri Rama kërkoi pjesëmarrje maksimale në Kongres pa mungesa.

Ai u shpreh se seanca parlamentare do vijojë normalisht dhe u kërkoi që të gjithë deputetët të mbajnë fjalime.

Gjithashtu Rama u kërkoi socialistëve të dalin në terren për të diskutuar për kandidatët për Këshillat bashkiakë.

Kryesia e PS ngarkoi Damian Gjiknuri Sekretar të Çështjeve Zgjedhore. Gjiknuri do koordinojë dhe punën për reformën zgjedhore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...