E VETME PËRBALLË VARFËRISË EKSTREME, GJYSHJA QË KUJDESET PËR FËMIJËT E VAJZËS NË BURG

Programi ‘Dua të të bëj të lumtur’ natën e sotme trajtoi një histori dramatike ku mbizotëronte varfëria ekstreme.

E tillë ishte historia e nënë Alitrisë, e cila gjatë gjithë jetës së saj kishte kaluar një kalvar vuajtjesh. Problemet ekonomike e kishin shoqëruar gjatë gjithë jetës duke i’a bërë jetesën tepër të vështirë. Nënë Alitria ishte martuar dy herë dhe kishte sjellë në jetë 5 fëmijë.

Tashmë ajo kujdesej për dy nipërit e saj, pasi vajza ndodhej në burg. Sikur të gjitha këto probleme të mos mjaftonin, çatia e shtëpisë ku jetonin kishte rënë dhe më vonë ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur.

Adelina, vajza e nënë Alitrisë i ishte drejtuar programit ‘Dua të të bëj të lumtur’ për të kërkuar ndihmë për nënën dhe nipërit e saj. ‘Mami ti na ke rritur me shumë sakrifica. Unë do të gjej punë dhe me sa do të kem mundësi do të të ndihmoj! Ti ke qenë shumë e fortë dhe je akoma e tillë!’

Nënë Alitria rrëfeu se sa të vështirë e kishte që të kujdeset për nipërit e saj. Shpeshherë që të ushqente fëmijët ajo qëndronte vetë pa ngrenë vetëm e vetëm që nipërit ushqehen.

Programi ‘Dua të të bëj të lumtur’ kishte rezervuar disa supriza për nënë Alitrinë dhe nipërit e saj, por surpriza më e madhe ishte rindërtimi i shtëpisë nga Fondacioni ‘Golden Eagle’.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...