Berisha-ndërkombëtarëve: Cunami i 16 marsit do mahnisë botën

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ne distancë mesazheve të ndërkombëtareve, të cilët janë shprehur se djegia e mandateve ka qënë një veprim i gabuar dhe i nxituar i opozitës.

Berisha shkruan se është normale që komuniteti zyrtar ndërkombëtar të mos mbështesë djegien e mandateve. Në mbyllje ai shton se protesta historike e opozitës nëpërmjet mediave të medha po fiton mendjen dhe zemrën e komunitetit ndërkombëtar.

Berisha shkruan:
Së pari, vetëkuptohet se komuniteti zyrtar ndërkombetar nuk mbështet dhe nuk mund të mbështese djegien e mandateve.
Së dyti, mendoj se opozita ka mirëkuptim për këto qëndrime dhe po bën gjithçka për të qartësuar shkaqet që detyruan opozitën për vendimin e saj.

Së treti, sot opozita dhe shqiptarët në tëresi me protestën dhe kauzën e tyre kanë fituar me shpejtësi të rrufeshme pushtetin e katërt botëror. Mediat e botës kane paraqitur revolucionin e shqiptarëve si ngjarje botërore, në qindra e qindra lajme kanë informuar publikun e tyre se opozita shqiptare proteston kundër lidhjeve të qeverisë së Edvinit me krimin, korrupsionin e papërmbajtur dhe dhunimin e zgjedhjeve,

dosjet famoze të prokurorisë, proteston kundër narkoshtetit dhe kontrollit të Shqipërise tashmë Kolumbi e Europës nga mafia.

Si përfundim, protesta historike e opozitës nëpërmjet mediave të medha po fiton mendjen dhe zemrën e komunitetit ndërkombëtar dhe ka damkosur narkoshtetin e regjimit të kakistokracisë. Revolucioni i pandalshëm po ecën drejt fitores! Cunami i dates 16 mars do mahnisë botën!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...