SHKODËR, “DITA E VERËS” KTHEHET NË DITË DIMRI

Festa kombëtare e ditës së verës, nuk është ndjerë aspak si e tillë në qytetin e Shkodrës. Temperaturat e ulëta, por edhe reshjet e vazhdueshme të shiut kanë bërë që atmosfera e kësaj dite të zbehet ndjeshëm në rrugët kryesore të qytetit.

Qytetarë të shumtë duket se e kanë shfrytëzuar ditën e verës si një ditë normale pushimi, duke kaluar një pjesë të konsiderushme të kohës së lirë në baret dhe lokalet që ofron qyteti. Në rrugë mungonin shitësit e ëmbëlsirës karakteristike të ditës së verës, ballokumes.

Ndërkohë, temperaturat e ulëta duket se kanë sjellë këtë të enjte, një ditë të ftohtë dimri.. Një muaj pasi shumë njerëz i ishin kthyer xhaketave të holla për shkak të ditëve me diell në qytetin e Shkodrës, siç duket në ditën e verës i kanë mbërrthyer xhaketat dhe i janë rikthyer shajeve të trashë dhe dorezave të dimrit.

Nga ana tjetër, pavarësisht se dita e verës është festë zyrtare, asnjë aktivitet në kuadër të kësaj dite nuk është organizuar nga insitucionet përgjegjëse duke e zbehur edhe një herë atmosferën festive në qytet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...