Sali Berisha i ka dy fjale me nderkombetaret…

Teksa në studion e “Opinion” diskutohej për protestën e opozitës në 16 mars dhe presionin e ndërkombëtarëve, ish-kryeministri Sali Berisha sqaron dhe qëndrimet e tyre.

Sipas zotit Berisha, opozita po bën gjithçka për të qartësuar shkaqet që e detyruan për vendimin e saj.

“Dy fjale për ndërkombëtaret. Miq, po diskutohet këto kohë lidhur me qëndrimin ndërkombëtar ndaj djegies se mandateve nga opozita, lidhur me ketë problem theksoj:

Së pari, vetëkuptohet se komuniteti zyrtar ndërkombëtar nuk mbështet dhe nuk mund te mbështesë djegien e mandateve. Se dyti, mendoj se opozita ka mirëkuptim për këto qëndrime dhe po bën gjithçka për të qartësuar shkaqet qe detyruan opozitën për vendimin e saj.

Se treti, sot opozita dhe shqiptaret në tërësi me protestën dhe kauzën e tyre kane fituar me shpejtësi te rrufeshme pushtetin e katërt botëror. Mediat e botes kanë paraqitur revolucionin e shqiptareve si ngjarje botërore,

ne qindra e qindra lajme kane informuar publikun e tyre se opozita shqiptare proteston kundër lidhjeve te qeverise se Edvinit me krimin, korrupsionin e papërmbajtur dhe dhunimin e zgjedhjeve,

dosjet famoze te prokurorisë, proteston kundër narkoshtetit dhe kontrollit te Shqipërisë tashme Kolumbi e Evropës nga mafia.

Si perfundim, protesta historike e opozitës nëpërmjet mediave te mëdha po fiton mendjen dhe zemrën e komunitetit ndërkombëtar dhe ka damkosur narkoshtetin e regjimit te kakistokracise.

Revolucioni i pandalshem po ecen drejt fitores! Cunami i dates 16 mars do mahnisë boten!“/Opinion.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...