Non Grata’ në Ukrainë! Al Bano Karrisi: Do përdor pasaportën shqiptare

Këngëtari i madh italian Al Bano Carrisi e ka pritur me të qeshur shqetësimin e fansave në Shqipëri lidhur me lajmin që ka pushtuar faqet e shtypit se Ukraina e ka vendosur në listën e zezë, pasi përbën rrezik për sigurinë kombëtare.

Kushdo që dëgjon për këtë vendim, aq më tepër i Ministrisë së Kulturës të një vendi, nuk u beson veshëve , apo syve teksa e lexon nëpër gazeta. Kjo është një marrëzi, pasi dihet, që arti, kënga, është ushqim për shpirtin e njerëzve dhe misioni i tyre ka qenë dhe mbetet, të forcojnë paqes dhe dashurisë mes popujve.

Carrisi: Unë e kam thënë dhe provuar gjatë karrierës sime 55-vjeçare , se kënga ime, ju përket popujve , pa dallim ngjyre, race e gjuhe dhe kurrë nuk kam kënduar për politikanë, presidentë.

Sikurse komentohet në lajmin e botuar, ky veprim lidhet me miqësinë që keni me Presidentin Putin, që ju edhe e keni reklamuar?

Carrisi: Putin e të gjithë Presidentët apo politikanët kudo që janë, më respektojnë si këngëtar, ata duan dhe vlerësojnë këngën time dhe unë i respektoj për këtë. Kjo nuk ka lidhje me politikën. Unë kurrë nuk kam biseduar për politikë, nuk më intereson. madje nuk di të bëj politikë

Do të shkoni në koncerte në Rusi?

Carrisi: Patjetër, sa herë të më kërkojnë adhuruesit e mij, që në këtë vend janë miliona, si edhe në vende të tjera.

Kënga ime nuk ndalet as nga këto çmenduria, që të bëjnë të qeshësh.

Pastaj nëse problemin e ka pasaporta italiane, unë do të përdor pasaportën shqiptare. Ju kam thënë, më pajisni me një pasaportë diplomatike shqiptare dhe në koncertet e mia, përfaqësoj edhe Shqipërinë.

Kur do të vini në Shqipëri?

Carrisi: Sikur e fiksuam dy javë më parë kur ishit në Celino, këtë verë do të jap koncert në Sarandë, për të cilën kam mall, pasi aty, në atë qytet, të cilit I kam kushtuar edhe këngë, ka hedhur themelet dashuria e tim eti, Carmelo Karrisit me popullin shqiptar, nga Saranda iu dha porosia nënës sime Jolandës, që emri im të ishte AlBano

Faleminderit, Al Bano.

Carrisi: Të fala fansave në Shqipëri

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...