DOM NIKË UKGJINI: VARRET MONUMENTALE JANË HARRUAR

25 vjetori i rihapjes se fesë 4 vite më parë që përkoi me meshën e parë në Shqipëri e gjeti kompanjelin dhe kishën e varreve monumentale të Rrmajit në Shkodër të restauruar.

Në fakt Star Plus pak ditë më parë në kronikat e saj publikoi rastin e varrit të Kolë Idromenos i cili është shkatërruar.

Famullitari i fshatit Kukël, Dom Nikë Ukgjini, thotë se ndërtimi i varrezave të Kolë Idromenos dhe Pjetër Marubit është kryer në mënyrë provizore dhe këtë ai e cilëson një turp të madh.

Ukgjini e hedh fajin tek ministria e kulturës duke e lidhur rastin në fjalë si një mungesë obligimi shpirtëror nga ana e tyre që drejtojnë këtë institucion. Sipas tij shumë monumente kulture në Shkodër po harrohen

Ata që vulosën historinë e artit e kulturës shqiptare dimë vetëm t´i përmendim për tu krenuar edhe pse si në rastin e varreve të Marubit e Idromenos apo figurave të tjera të shquara institucioneve përgjegjëse nuk i bie aspak në mend.

Të paktën kështu ka ndodhur në më shumë se dy dekada në varrezat e Rrmajit në Shkodër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...