AKUZAT PËR SHPIFJE, RAMA NIS GJYQET ME BERISHËN

Prej kohësh kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të padisë në gjykatë përfaqësues të opozitës.

Këta të fundit Rama i akuzon shepsh për shpifje. Seanca e parë që starton edhe serinë e gjyqeve të paralajmëruara nga kreu i qeverisë ka nisur sot në gjykatën e Tiranës me paraardhësin e tij Sali Berisha.

Kreu i qeverisë ka paditur për shpifje ish-kryeministrin lidhur me deklaratat e këtij të fundit për shitje të detit grekëve. Mësohet se si dëm moral ndaj akuzave kryeministri Rama ka kërkuar nga Berisha shumën prej100 mijë lekëve.

Gjithësej janë 40 padi që kryeministri Rama nga ngritur ndaj përfaqësuesve të opozitës, përmendim këtu kreun e PD, Lulzim Basha, apo ish deputetët Ervin Salianji, Jorida Tabaku etj.

Në procesin e sotëm gjyqësor, avokatët mbrojtës të Berishës kanë kërkuar mbledhjen e të gjitha dosjeve nën akuzën e shpifjes në një.

Pasi dëgjoi palët gjyqtarja Fide Osmani, vendosi shtyrjen e seancën për më datën 11 prill.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...